Shqipëria duhet dhe është e detyruar ligjërisht dhe moralisht që të bashkëpunojë me Kosovën në zbulimin e shumë vrasjeve që kanë ndodhur 18 vite më parë në territorin shqiptar.
Njohësit e çështjeve politike dhe ekspertet e sigurisë vlerësojnë se Shqipëria duhet t’ia dorëzoje Kosovës të gjitha dosjet e krimeve, duke filluar nga vrasja e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi, Azem Hajdarit, Ali Ukës e deri tek vrasja e Ilir Konushevcit.
Dorëzimi dhe hapja e dosjeve do të shkaktonte tërmet të paparë politik në trojet shqiptare.
Sigurimi shqiptar akuzohet për këto vrasje në bashkëpunim me struktura tjera nga Kosova!
Naim Miftari ish epror i lart i G2 i UÇK-TMK-së, dhe ish pjesëtar i SHIK-ut ka thënë se Shqipëria duhet dhe si ligjërisht si moralisht është e detyruar te bashkëpunoj me Kosovën ne zbulimin e shumë vrasjeve qe kanë ndodh ne territorin shqiptar rasti i ministrit Ahmet Krasniqi dhe Ilir Konushevci rasti Ramqaj.
“Ali Uka, Remzi Hoxha janë raste në qafën e shtetit shqiptar dhe derisa nuk zbardhen këto vrasje fajtor e llogariti shtetin shqiptar dhe SHISH shqiptar pas këto vrasje janë bërë në Shqipëri. Dhe jo rrallë herë sigurimi shqiptar akuzohet për këto vrasje në bashkëpunim me struktura tjera nga Kosova, sepse qëndrojnë pikërisht pas këtyre vrasjeve. Prandaj shteti shqiptar duhet ta pastroj vet veten ose të tregon hapur se qëndrojnë vet prapa shumë vrasjeve që kanë ndodh ne Shqipëri ku viktimë kanë qenë atdhetarët dhe luftërat tanë për liri”, ka thënë Miftari.
Si ka mundësi të zbardhet një vrasje kur shteti vet është i involvuar.
Fadil Kajtazi eskperti i sigurisë dhe inteligjencës ka pohuar se komunikimi ne nivel te “dosjeve” me një shtet kërkon paraprakisht marrëveshje ndërshtetërorë, edhe me kushtin se arrihet kjo, prape se prape, precizohet se çka në fakt me dosje kriminale në këtë rast duhet ti dorëzohet palës tjetër.
Ai ka pohuar se shtetet e anëtarësuar ne Interpol dhe Europol, me marrëveshjen e anëtarësimit i kane te precizuara këto detale që janë me rëndësi.
“Dosja e Ahmet Krasniqit, është e mbyllur dhe organet e ndjekjes të shtetit shqiptar nuk kane arritur ta zbulojnë rastin. Ajo që është e rëndësishme të përmendet tani në kuadër të debatit shqiptar apo të Kosovës është fakti se shteti shqiptare duhet të jetë i përfshirë në këtë vrasje dhe atë me qëllim për të mënjanuar nga lidershipi garniturën intelektuale të Ibrahim Rugovës dhe për të instaluar garniturën injorante që gjatë luftës dhe pas e rrënoi përtokë imazhin e Kosovës para ndërkombëtareve duke kriminalizuar shoqërinë e Kosovës deri në palcë. Dhe si ka mundësi të zbardhet një vrasje kur shteti vet është i involvuar. Kurse sa i përket dorëzimit të evidencës së pasurisë se zyrtarëve te Kosovës që kanë në Shqipëri, kjo mund të kërkohet me një marrëveshje ndër qeveritare, e cila se pari duhet të jetë vullnet politik i dy anshëm”, ka thënë eksperti i sigurisë Kajtazi.
Dosjet për vrasjet e shqiptareve të Kosovës në Shqipëri janë të shumta!
Arbër Gashi, njohës i çështjeve politike ka thënë se dosjet për vrasjet e shqiptareve të Kosovës në Shqipëri janë të shumta.
Sipas tij, këto vrasje marrin hov sidomos pas atentatit te komunisteve kundër Iljaz Agushit, me 27 tetor 1943, për të vazhduar me intenzitet të shtuar në muajt nëntor-dhjetor-janar të 1943-1944.
“Këto vrasje të atëhershme, siç e dëshmoi koha, janë bërë për interesa të Serbisë, për interesa të pushtetit dhe për hir të ideologjisë komuniste. Ky proces i vrasjeve sistematike te shqiptarëve të Kosovës, merr përmasa alarmante dhe gjenocidale menjëherë pas vendimit te Asamblesë Kombëtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (mars 1944)”, ka pohuar Gashi.
Ai ka theksuar se që nga ajo kohë, politikën e Shqipërisë e drejtojnë forcat politike te drejtuara nga Beogradi, Athina dhe Moska.
“Pas vitit 1991, ne kemi shpresuar se kjo situate në Shqipëri do të ndryshoje rrënjësisht, megjithatë, ky ndryshim nuk ndodhi. Përkundrazi, sa më shumë që Serbia shtypte shqiptarët në Kosovë, aq më shume rritej presioni i strukturave të veçanta neëShqiperi ndaj institucioneve të dala nga Kushtetuta e Kaçanikut, për të kulmuar në eskalimin e madh me vrasjen e Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, Ali Ukës etj”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, pa asnjë dyshim, Shqipëria i posedon dosjet prej të cilave mund të mësohet detalisht për dekonspirimin dhe sabotimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, të drejtuar në fillim të 90-ave nga Hajzer Hajzeri, e me pas edhe nga Ahmet Krasniqi.
“ Dorëzimi dhe hapja e dosjeve do të shkaktonte tërmet të paparë politik në trojet shqiptare. Jam shumë skeptik dhe nuk pres që këto dosje të hapen, për arsye se politika shqiptare në Kosovë është kapur nga njerezit që i njohim si bashkpunues apo finalizues të projektit Nano-Millosheviq”, ka thënë Gashi.
Duhet deomos të zbardhet edhe çështja e pasurive eventuale të paligjshme të politikanëve si dhe vrasjet e pa zbuluara
Zudi Xhelili njohës i çështjeve politike ka pohuar se shtetet në tranzicion për tu bërë pjesë e Unioinit Evropian duhet ti plotësoje disa detyrime.
Sipas tij, një nga detyrimet është edhe pastrimi i problemeve të bartura nga e kaluara apo zbardhja e tyre.
“Ky detyrim është i domosdoshëm për shkak se Unioni Evropian nuk pranon anëtar të ri me virusë që ta dëmtojë shoqërinë Europjane. Pastaj një detyrim tjetër është edhe bashkëpunimi i shteteve pretendent për anëtarësim në UE mes veti për ta luftuar krimin e organizuar. Shqipëria dhe Kosova kanë pasur bashkëpunim në disa lëmi, mbledhje të përbashkëta të qeverive të të dy vendeve, dhe kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për shumë çështje dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe më tepër në të ardhmen Sidomos duhet të ndryshohen disa tema të hapura siç janë dosjet e krimeve, meqenëse dy vendet e kanë për detyrë ta luftojnë kriminalitetin dhe korrupsionin atëherë duhet deomos të zbardhet edhe çështja e pasurive eventuale të paligjshme të politikanëve si dhe vrasjet e pa zbuluara”, ka thënë Xhelili.