Gjuriq: Në bisedime do të jetë edhe “Trepça”, por jo sot

0
162

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar, në prag të raundit të ri të dialogut ndermjet Prishtinës dhe Beogradit, se do të iniciohet çështja e “Trepçës” dhe pasurisë së Kishës Serbe Ortodokse.

“Pres që sot në rend të ditës të jenë para se gjithash gjërat nga marrëveshja e parë, të cilat nuk janë implementuar. Për neve në rend të ditës do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe nuk kemi dyshime që do të insistojmë në atë që këto gjëra të kenë vend dominues në agjendë”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, transmeton Indeksonline.

I pyetur nëse çështja e kombinatit “Trepça” si dhe shkarkimi i ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq do të jenë në rend të ditës, Gjuriq ka thënë se Beogradi dëshiron që problemet, siç është pasuria dhe pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe, të zgjidhen me dialog.

“Këto tema gjithsesi se do t’i inicojmë. Nuk është e mundshme të pritet që brenda një dite secila nga këto tema të jetë në rend dite. Presim që përfaqësuesit e BE-së së pari ta vënë fokusin në çështjet që kanë mbetur të hapura nga raundet e kaluara të bisedimeve”, ka thënë Gjuriq. kohaislame