Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj ka thënë se radhën tash e ka BE-ka të bëjë pjesën e vetë.“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.
Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.
E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë” shkruan kryeministri në Facebook