Si asnjëherë më parë, pikëpyetje janë ngritur për Hashim Thaçin në bazën e tij të madhe – në Skenderaj.
Në një sërë grafitesh në qytetin e Skenderajt, kryetari i PDK-së, është pyetur për vend-ndodhjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”, shkruhet në disa grafite, fotot e të cilave i ka siguruar Interaktiv në KTV.
Ato janë shkruar në pjesë të ndryshme të Skenderajt, të mërkurën pas mesnate. Në një tjetër në fshatin Polac, Hashim Thaçi është quajtur tradhtar.
Sami Lushtaku, i dënuar për krime lufte, është ankuar se nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Ai ka qenë aleati më i madh i Hashim Thaçit për një kohë të gjatë, por pas dënimit Lushtaku ka akuzuar bashkëpartiakët se kanë ndihmuar në akuzat kundër tij.
Mesazhet për Thaçin vijnë vetëm pak orë pasi që zëvendëskryeministri kishte shkuar në Skenderaj në turin e tij të takimeve me bazën e PDK-së, pak kohë para se të provojë që të zgjidhet President i Kosovës në Kuvend./koha.net