Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu e cila po qëndron në arrest shtëpiak, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetes të LDK-së Teuta Sahatqija, e cila kritikoi veprimet e partive opozitare.
Statusi i plotë i Haxhiut:
Teuta Sahatqija flet për shkelje të Rregullores në ndërkohë e ka prapa një njëri që ka shkel 23 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë!
Ku ishte znj.Sahatqija para ca ditëve të reagonte kundrejt fyerjeve të ulta që i bëheshin grave nga kryeministri i saj? Ku fshihej? Apo pse nuk reagonte kundrejt ngacmimeve seksuale nga njerëzit e LDK-së? Por edhe me rastin e tentim dhunimit të një 13 vjeçareje nga asambleisti i LDK-së?
Po i permend keto sepse ishte pikërisht kjo që kritikonte në vazhdimësi mediat për qasje ndaj grave, madje më kujtohet në një takim të përbashkët me perfaqësuesit e subjekteve politike pati propozuar që të largohen mediat nga salla!