Helmimi me ushqim të konservuar – Masat e kujdesit

0
172

Toksina Botulinum mund të gjendet në ushqimin e konservuar dhe të paketuar, ndërsa simptomat e helmimit paraqiten 12 deri në 36 orë pas konsumimit.

Sintomat filleestare tek i sëmuri mund të jetë shikim i errësuar ose shikim i dyfishtë, tharje e gojës, dobësim i muskujve, si edhe marrje mendsh. Ky helmim zakonisht është i lidhur me konsumimin e produkteve të mishit (sallam, suxhuk mish i ngrire, etj) dhe shfaqet në formë të ‘epidemive të vogla shtëpiake’ pasi zakonisht familja konsumon të njëjtin ushqim.

Kujdesin më të madh duhet ta kemi tek fëmijët, pasi ata janë të parët që preken nga këto helme. Rekomandohet që fëmijëve menjëherë t’u jepet tretësirë elektrolitesh në gojë, ndërsa vetëm te rastet e rënda humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet me anë të infuzionit.
Njerëzit të cilët nuk mund ta pranojnë tretësirën përmes gojës për shkak të mundimit (sidomos fëmijët e vegjël, kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe kompensimin e lëngjeve me rrugë intravenoze.

Te shumica e infeksioneve, pas zëvendësimit të lëngjeve dhe elektroliteve, simptomat përmirësohen brenda një dite.
Vetëm ‘ethet e salmonelës’ trajtohen me antibiotikë. /albeu/kohaislame