Tregim rreth Shpresës që shkëlqen nga qoshet më të errëta të humanizmit
Në konfliktin më vdekjeprurës të kohës sonë u shfaq një grup heronjsh.
Ish rrobaqepës, bukëpjekës, mësues apo sirianë të zakonshëm që u bashkuan në shpëtimin e jetëve njerëzore nga bombardimet dhe dhuna e luftës në Siri. Me formimin e Mbrojtjes Civile, uniforma e veçantë e Helmetave të Bardha tani paraqet simbol të shpresës për miliona njerëz.
Kur bien breshëri bombash, Helmetat e Bardha menjëherë nxitojnë në vendin e ngjarjes.
Atje ku nuk ekzistojnë shërbimet publike, këta vullnetarë të paarmatosur rrezikojnë jetët e tyre për të ndihmuar nevojtarët pa marrë parasysh përcaktimin fetar apo politik. Këta vullnetarë kanë shpëtuar mbi 60 000 jetë.
Motoja e Helmetave të Bardha është marrë nga Kur’ani Fisnik: “Të shpëtosh një jetë është sikur ta shpëtosh të gjithë njerëzimin.”
Në konfliktin ku shumica kanë zgjedhur dhunën, Helmetat e Bardha për çdo ditë zgjohen për të shpëtuar jetët të cilët të tjerët me ngulm mundohen ti marrin.
Trimëria e tyre ka inspiruar njerëz nga i gjithë planeti – nga fëmijët e Sirisë të cilët imitojnë shpëtimtarët, deri tek studentët norvegjez të cilët i shpërblyen me çmimin e paqes në qytetin e tyre, dhe nominimin e tyre për Çmimin Nobel për Paqe.
Burimi: nobelpeaceprize.whitehelmets.org
Përktheu: Lutfi Muaremi
(Islampress)