Policia ka përdorur pamjet satelitore të Policisë Eurpiane gjatë operacionit për kapjen e grabitësve të 2 milionë eurove të një banke në zonën e Qafë Kasharit; dhe siç mësohen janë siguruar të dhëna që cilësohen si “spektakolare”.
Nga kjo, fillimisht thuhet se është zbuluar njëra prej bazave të grabitësve që ndodhet në një ndërtesë biznesi në rrugën pranë Rinasit dhe ku shkojnë edhe gjurmët që lidhen dhe me vrasjen e bujshme të Artan Santos.
Të gjitha të dhënat e marra nga sateliti i dijnë vetëm shumë pak persona dhe ata po përpunohen për të nisur operacionin pikërisht kur të arrihen të sigurohen të gjitha provat.
Por mësohet se grupi i grabitësve përbëhet nga ish-policë super të përgatitur dhe që janë marrë prej vitesh pikërisht me shoqërimin dhe ruajtjen e parave të bankave dhe shoqërive të lojrave të fatit.
Operacioni i largimit të grabitësve ka qenë një “vepër arti” më e madhe se vetë grabitja, e cila u realizua për 3 minuta e 20 sekonda.
“Zhdukja” e tyre ka ndodhur pas hyrjes në një rrugicë aty afër ku janë zhvendosur në dy automjete të tjera duke ecur në një rrugë fshati, kurse një person ka djegur makinat me shpejtësi dhe është larguar. Për djegje është përdorur napalm ushtarak i hedhur me presion.
Pamjet që vijnë nga sateliti kanë arritur të gjurmojnë një bazë, e cila ndodhet nën vëzhgim të plotë; por policia nuk ndërhyn pasi ka frikë se ndodh e njëjta gjë me rastin “Santo”, ku nuk qullosi gjë pikërisht në atë që quhej baza e sigurt, ku i pikas e sekuestrua motori i dyshuar i atentatorëve.
Por ka të dhëna paraprake që lidhin pikërisht grabitjen e djeshme dhe ato që kanë ndodhur më para me grupin që vrau Artan Santon.
Lidhja e një grupi kriminal që di gjithçka për botën financiare në Shqipëri dhe arrin të hyjë në thellësitë më të errëta të informacioneve të këtij sistemi, po kthehet në një pistë të rëndësishme hetimit, së cilës vetëm i duhen shtuar element që lidhin persona dhe subjekte.
Para pak ditësh, u përhap lajmi i publikimit të një emri të njohur të botës së krimit, si një nga njerëzit që kanë zhdukur Enver Stafukën, një nga të dyshuarit për rastin “Santo” por që nuk u procesua kurrë.
Ai është Durim Bami, njeriu që Tom Doshi e nxori në TV duke thënë se është ngarkuar nga Ilir Meta për ta vrarë.
Pra bëhet fjalë për një ambjent që duket i njohur edhe për “ata lart”. Një ambient që kontrollon thuajse gjithçcka: tregun e sigurisë, të sigurimeve, lëvizjen e parave, pastrimin e tyre dhe që kanë një lidhje finale me lobin e bankave, i cili nëpërmjet fajdeve i lan dhe pastron paratë e krimit.
Por këtu ka një ngërç: ardhja e ndërkombëtarëve dhe instalimi i tyre në rrjetin bankar e ka bërë të pamundur që të thithin paratë e pastruara.
Pra ta themi me fjalë të thjeshta: është bërë një tërheqje cash e parave që nuk mundeshin t’i marrin më nëpër sportele apo transferta.
Prej një viti është krijuar në Shqipëri një treg i këtij lloji, dhe një apo dy bërthama super të përgatitura për grabitje parash.
Gjithçka është bërë me bashkëpunimin e ngushtë të vetë lobit të bankave. Dhe mësohet se është arrritur të çkodohet edhe komunikimi i këtij rrjeti… /tesheshi.