Hip në mbi 4300 numri i viktimave nga tërmeti në Nepal

Numri i viktimave nga tërmeti në Nepal ka tejkaluar shifrën 4300, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 8 mijë persona.
 
Ndihmat ndërkombëtare më në fund kanë nisur të arrijnë në shtetin prej 28 milionë banorëve pas termetit shkatërrues që e goditi vendin më 25 prill.
 
Spitalet mbesin të mbushura me pacientë, derisa mungon uji, ushqimet dhe energjia elektrike duke shtuar shqetësimet për viruse që mund të përhapen nga mungesa e ujit.
 
India dhe Kina janë në mesin e shteteve të para që kanë dërguar ndihma humanitare.
 
Mbrëmë, SHBA-të kanë njoftuar se kanë ndarë 9 milionë dollarë shtesë duke e çuar në 10 milionë dollarë ndihmat amerikane.
Artikulli paraprakTë paktën 20 të vrarë nga luftimet në Aden
Artikulli vijuesLuftime përgjatë kufirit Arabi Saudite – Jemen