Hipnoza në Islam

Të flasësh për hipnoz

Të flasësh për hipnozën dhe se çfarë dispozitash ka Islami ndaj kësaj problematike, duhet qasje e shumanshme si dhe njohuri të hollësishme qoftë në lëmi të ndryshme të fesë, qoftë edhe njohuri të përpikta në lëmin e psikologjisë (ose së paku të dhëna të sakta dhe të qarta). Prandaj, është vështirë të jepet ndonjë përkufizim i qartë dhe i prerë për këtë, nëse është e lejuar ose jo.
Ajo që e koklavit çështjen edhe më shumë është edhe fakti se ka shumë paqartësi dhe mjegullina rreth hipnozës dhe metodave të cilat aplikohen, prandaj edhe disa studiues e trajtojnë këtë si “pseudoshkencë”, apo flasinpër hipnozën duke e radhitur atë si  problematikë të “parapsikologjisë”1, e cila shpesh bie ndesh me gjykimin se a mund të vështrohet si shkencë.2
Ky është edhe shkaku, siç do të shohim edhe në vijim, përse disa dijetarë islamë janë më të prerë për sa i përket ndalimit të saj, duke u ndalur kryesisht edhe në faktin se hipnoza është edhe metodë manipulimi e magjistarëve në realizimin e shfaqjeve të tyre si dhe e fallxhinjve për të arritur përfitime materiale.
Prandaj, duke i pasur parasysh këto që u thanë, ne do të mundohemi të pasqyrojmë disa njohuri të përgjithshme rreth hipnozës dhe metodave që kanë të bëjnë me të, më pastaj do të mundohemi t`i qasemi asaj nga këndvështrimi islam, duke përcjellë mendimet e dijetarëve islamë bashkëkohorë, të cilët kanë folur në lidhje me të.

1. Njohuri të përgjithshme rreth hipnozës

  1. a) Përkufizimi i hipnozës
    Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë gjumë. Shoqata e Mjekëve Britanikë e përkufizon hipnozën si “gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”. Kurse prof. Çarls Mater, i Universitetit të Majamit, thotë: “Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e përqendrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestionit”. Me fjalë të tjera, hipnoza është gjendje e veçantë  e vetëdijes, e nënshtresave të psikes të vëna në lëvizje dhe e përqendrimit të vëmendjes, shpesh në mënyrë të paarsyeshme, të barazuar me ëndrrën.
    Personi i hipnotizuar bie nën ndikimin e sugjestioneve të hipnotizuesit, vetëdija e tij ndryshon sepse bëhet plotësisht e kufizuar në atë çfarë hipnotizuesi flet dhe sugjeron; të gjitha përmbajtjet e tjera shqisore dhe të gjitha mendimet janë të eliminuara.

    b) Hipnoza dhe gjumi
    Në kohët e mëhershme, hipnoza është konsideruar si një lloj gjumi3, pasi personi i hipnotizuar duket sikur gjendet në ndonjë ëndërr, por shumë studiues bashkëkohorë e mohojnë një gjë të tillë. Ata theksojnë se gjurmimet më të reja kanë treguar se ky krahasim me ëndrrën nuk është i drejtë. Matja e valëve trunore ka treguar se personi në hipnozë i ngjan më shumë njeriut në gjendje të zgjuar, jo të tensionuar, sesa njeriut në ëndërr të vërtetë. Pos kësaj, vëmendja gjatë kohës së ëndërrimit humbet, kurse në hipnozë është veçanërisht e shprehur. Paskëtaj, në gjumin normal pacienti nuk merr përshtypjet e jashtme, ndërsa në gjumin hipnotik dëgjohen edhe pëshpërimat më të vogla. Për këtë, ata mohojnë që hipnoza të jetë gjumë dhe të quhet ashtu; ata thonë se hipnoza është një lloj transi (ekstaze, shkëputje nga bota konkrete) dhe shfaqet në disa shkallë ose nivele.c) Hipnoza dhe magjia (sihri)
    Disa që flasin rreth hipnozës pohojnë se ajo është një lloj magjie (bashkëpunimit me xhin), madje e njohur qysh në kohët e hershme. Ata thonë se ajo është e përafërt me ritet vudu (lloj magjie), kurse Budizmi e praktikon hipnozën për të arritur gjendjen e Nirvanës. Sido që të jetë, mund të thuhet se mënyra se si sillet personi i hipnotizuar dhe forma se si i pranon urdhrat nga hipnotizuesi (nuk gabojmë nëse themi edhe se si i nënshtrohet), jep të kuptohet se hipnoza dhe magjia kanë të përbashkët disa gjëra, apo së paku ngjasojnë me njëra-tjetrën. Prandaj, disa nga dijetarët islamë që kanë folur rreth hipnozës kanë qenë shumë të prerë në ndalimin e saj dhe e kanë konsideruar lloj magjie.

    d) Vetëdija dhe ndërdija
    Ata që flasin rreth hipnozës thonë se njeriu në jetën e përditshme e normale nuk shfrytëzon maksimumin e aftësive psikike dhe të fuqive fizike që zotëron. Prandaj theksojnë se personaliteti i secilit njeri mbart në vetvete një grumbull të fshehtash që mbartësi (njeriu) nuk i kupton dhe nuk i njeh. Me anë të hipnozës arrihet të depërtohet në ndërdijen e njeriut. Hipnotizuesi arrin të vendosë në lëvizje këto mundësi të fshehta, duke e bërë pacientin (personin e hipnotizuar) të përballojë gjërat që nuk do t’i përballonte dot në rast se do të ndodhej në gjendje normale, siç janë: dhembjet e mëdha, sëmundjet, traumat e ndryshme, pesha e lartë (është e mundur që mbi të të vendoset një peshë jashtëzakonisht e madhe dhe ai mos ta ndiejë atë) dhe gjëra të tjera.

    e) Hipnoza dhe mjekësia
    Në fushat e ndryshme të mjekësisë, hipnoza është e njohur si metodë që mund të shfrytëzohet në mjekimin e disa vështirësive psikike (hipnoterapia), por edhe të sëmundjeve organike. Me anë të hipnozës mund t’i sugjerohet pacientit se vështirësitë e tij do të pushojnë dhe ato të paktën për një kohë mund të ndërpriten. Hipnoza shfrytëzohet edhe në mjekimin e sëmundjeve të pastra organike, si mjekimi i tensionit të gjakut, disa sëmundje të tjera të zemrës dhe të enëve të gjakut, astma bronkiale si dhe anestezitë me rastin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Po ashtu, është i njohur përdorimi i hipnozës në mjekimin e dhembjeve të kokës, në stomatologji, në mjekimin e alkoolistëve dhe të narkomanëve, në mjekimin e belbëzimit etj..

    f) Hipnoza dhe rreziku
    Në shumë vende perëndimore, hipnoza u lejohet vetëm mjekëve psikologë, sepse nëse ndodh diçka ndryshe nga ajo që hipnotizuesi kishte menduar (aq më tepër te personat që ndikohen shpejt), mund të ketë pasoja të rënda psikopatologjike. Hipnotizuesi duhet patjetër ta nxjerrë nga ajo gjendje personin e hipnotizuar dhe në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë ka mundësi të ndodhin përfundime fatale. Një rast të tillë ka pasur hipnotizuesi shumë i njohur anglez Paulo Mecena pas një emisioni televiziv, ku një nga të hipnotizuarit vrau veten pas tre a katër orësh që mbaroi emisioni.
    Në Angli, të gjithë personat që dinë të hipnotizojnë kanë certifikatë të veçantë dhe në qoftë se nuk e zotërojnë një të tillë dhe merren me hipnotizim, dënohen me ligj.

  2. Hipnoza nga këndvështrimi islam
    Ato që u cekën më lart ishin informacione që plotësojnë njohuritë tona rreth hipnozës dhe metodave të saj. Në vazhdim do të sjellim qëndrimet e dijetarëve rreth kësaj problematike.
    Nëse shohim thëniet e dijetarëve islamë rreth hipnozës, por edhe të studiuesve e hulumtuesve të cilët e kanë trajtuar këtë nga këndvështrimi islam, shohim se mendimet e tyre dallojnë varësisht se si i janë qasur çështjes, apo se në çfarë konteksti u janë drejtuar atyre pyetjet.
    Kështu, shohim se kur disave u është drejtuar pyetja rreth hipnozës, duke e përngjarë atë me magjinë (bashkëpunimin me xhin) ose duke treguar format e keqpërdorimit që ndodhin, përgjigja ishte se ajo është e ndaluar, madje është llogaritur edhe shirk.
    Në anën tjetër, disa të tjerë që kanë pasur pikënisje trajtimin e hipnozës si metodë e njohur në mjekësi janë më liberalë, pasi shihet se ata i kanë bërë qasje tjetër kësaj problematike.
    Në vazhdim do të përcjellim disa fetva, të cilat kanë pasur pikënisjet e lartpërmendura kur janë dhënë:Fetvaja e Komisionit të Përhershëm për Fetva
    Komisioni i Përhershëm për Fetva i Arabisë Saudite[4] në fetvanë numër 1779 i përgjigjet një letre që është dërguar nga një person. Pyetësi i bën tri pyetje të përbashkëta; pyetja e parë ka të bëjë me magjinë dhe bashkëpunimin me xhin. Pyetja e dytë me hipnozën dhe e treta me një thënie, a është lloj shirku apo jo. Pyetësi i shtron këto pyetje:
    a) Cili është qëndrimi i Islamit rreth kërkimit të ndihmës nga xhinët për të arritur në njohjen e fshehtësive si magjia dhe falli?
    b) Cila është dispozita e Islamit rreth hipnozës, me anë të së cilës personi i cili e bën këtë arrin mundësinë t’i flasë atij në gjumë? Në këtë formë arrin të mbizotërojë mbi të dhe ta urdhërojë për lënien e gjërave të shëmtuara (të ndaluara), ose të shërohet nga ndonjë sëmundje psikike ose edhe të kryejë ndonjë punë të cilën e kërkon personi i cili e hipnotizon atë.
    c)   A lejohet të themi në Islam “për hir të filanit”? A është ky një lloj betimi, apo jo?

    Nga frika e zgjerimit, ne do të sjellim vetëm përgjigjen e dytë, që ka të bëjë me temën tonë:
    Përgjigje:
    b) Hipnoza është lloj magjie me të cilin përdoret xhini, i cili arrin ta detyrojë personin e hipnotizuar t’i nënshtrohet hipnotizuesit. Kështu, personi i hipnotizuar flet me gjuhën e xhinit dhe i jep atij fuqi në kryerjen e disa veprave që kërkon hipnotizuesi. Kjo ndodh pasi hipnotizuesi është një person që është i sinqertë me xhinin dhe ai për këto shërbime (që xhini t’ia realizojë) kryen disa vepra me të cilat i afrohet xhinit. Me këtë, xhini e bën personin që hipnotizohet t’i nënshtrohet dhe të bëjë vepra që i kërkohen atij. Në këtë mënyrë shfrytëzohet hipnoza dhe shndërrohet në taktikë ose mjet me të cilin arrihet të gjendet vendi i sendit të vjedhur ose të humbur, ose shërimi i të sëmurit, ose kryerja e çfarëdo pune. Kjo është e ndaluar dhe llogaritet prej shirkut, ashtu siç u sqarua më lart, sepse nënkupton se kërkon mbështetjen e dikujt tjetër përveç Allahut dhe kjo është jashtë përcjelljes së shkaqeve dhe arsyeve (sebepeve) të zakonshme, të cilat Allahu ua mundësoi dhe ua lejoi njerëzve t’i ndjekin.

    Nga kjo përgjigje shohim se hipnoza jepet e ndërlidhur në të gjitha aspektet si bashkëpunim me xhin.

    Fetvaja e dijetarit të mirënjohur Abdullah Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës
    Në një rast është pyetur njëri nga dijetarët më të vjetër të kohës sonë, shejh Abdullah b. Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës dhe ai u përgjigj:
    “Vërehet se hipnoza është formë e mpirjes që i bëhet njeriut, sikurse anestezia (në mjekësi), që mpin ndjenjat e njeriut. Nuk mbaj në mend ndonjë thënie të fukahave rreth saj. Por, pasi në disa raste mund të jetë e dobishme, qoftë në kryerjen e ndonjë operacioni ose diçka të ngjashme, është e lejuar. Nga ana tjetër, nëse qëllimi i hipnozës është mpirja ose humbja e vetëdijes që të synohet me këtë dëmtimi i personit të hipnotizuar, si marrja e pasurisë ose diçka e ngjashme, atëherë kjo është e ndaluar (haram).5

    Mendimi i dr. Abdurrahman el-Xherit në lidhje me hipnozën
    Dr. Abdurrahman el-Xheri është ligjërues në Universitetin e Mbretit Halid në qytetin e Riadit, ndërsa në faqen elektronike www.islamtoday.net në rubrikën “Mjekësia dhe shëndeti” u përgjigjet pyetjeve të lexuesve të kësaj faqeje. Ai në këtë faqe u pyet rreth hipnozës kështu:
    Pyetja: Çfarë dispozite islame ka hipnoza, e cila përdoret në mjekësi për shërim, duke qenë se mësimi rreth hipnozës është pjesë e planprogramit mësimor në fakultetet e mjekësisë? Kohë më parë, më ka rastisur të lexoj një fetva se është haram për shkak se ka lidhje me xhinët. Gjithashtu, kam lexuar për këtë formë të shërimit shumë dhe nga ajo që kam parë ishte se kjo ka lidhje me aspektin psikik të njeriut dhe nuk ka të bëjë me magjinë dhe xhinët?
    Përgjigje:
    Rreth kësaj mund të përgjigjemi në disa pika:
    (Pika e parë ka të bëjë me emërtimin e hipnozës në gjuhën arabe dhe se cili term është më adekuat për t’u përdorur.)
    2. Disa fetva që janë dhënë rreth hipnozës kanë pasur pikënisje aplikimin jo të drejtë të hipnozës dhe këto praktika nuk hyjnë në domethënien e hipnozës. Të informohemi rreth gjërave të fshehta (gajb), përdorimi i xhinëve (nëpërmjet hipnozës) dhe magjia; këto gjëra i mohojnë ata mjekë dhe specialistë që e praktikojnë hipnozën si metodë shërimi.
    3. Hipnoza është një fushë shkencore e njohur, që luan rol në shërimin e sëmundjeve të përcaktuara. Ajo ka rregulla, baza dhe arrin suksese të njohura mjekësore.
    4. Me hipnozë arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, në rast se ky e refuzon në rrethana të rëndomta. Gjithashtu, me këtë arrihet që te i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë.
    5. Ekzistojnë disa praktika që janë përzier me hipnozën që aplikojnë disa. Këto praktika në vetvete përmbajnë gjëra të ndaluara (harame). Prandaj, disa nga njerëzit kanë fituar bindjen se hipnoza është e ndaluar, por ndalimi i tyre ka qenë si rezultat i këtyre praktikave të hipnozës, sikurse aplikohet kjo nëpër cirqe, ku ata përdorin magjinë dhe truke të ndryshme.
    6. Hipnoza, e cila trajtohet si metodë shërimi, mund të aplikohet në të mirë dhe mund të përdoret në të keq. Bindja e tjetrit (të sëmurit) për një mendim ose çështje të caktuar (me anë të hipnozës) bazohet në gjykimin nëse ai mendim ose ajo çështje është e lejuar apo jo. Nëse mendimi ose çështja është e mirë, atëherë lejohet të përdoret në shërim, nëse është e kundërt, atëherë kjo nuk lejohet.6
    Sqarim: Më lart theksuam se mendimet e dijetarëve dallojnë në këtë çështje varësisht nga forma se si e kanë trajtuar ata hipnozën dhe kjo u vërtetua edhe me sjelljen e disa fetvave. Pastaj, edhe vetë hipnoza, sikundërse u kuptua edhe më lart, shfaq në vetvete shumë paqartësi dhe mjegullina, prandaj këto dallime, në konsiderimin e hipnozës si të lejuar, respektivisht të ndaluar, duhet të kuptohen drejtë, pasi ata që e kanë ndaluar, u kanë dhënë prioritet dëmeve dhe praktikave që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët arrijnë qëllimet e tyre me anë të hipnozës. Kurse ata që e kanë lejuar me disa kushtëzime, e kanë shikuar hipnozën si metodë mjekimi.

    Përfundim
    Në fund të kësaj teme, themi se nga mendimet e dijetarëve dhe të studiuesve që kanë folur në këtë fushë, disa nga të cilat u përmendën edhe më lartë, mund të konstatojmë se hipnoza mund të ndahet në dy lloje:
    1. Hipnoza si metodë psikike mjekësore, me anë të së cilës depërtohet në ndërdijen e njeriut dhe arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, të cilën e refuzonte në rrethana të rëndomta të tij, ose me këtë arrihet që tek i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë. Gjithashtu, hipnoza me këtë përkufizim mund të përdoret edhe për shërimin e disa sëmundjeve organike, apo përdorimin e saj si anestezi, ashtu si u sqarua edhe më lart.
    2. Metoda që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët bashkëpunojnë me xhinët dhe shejtanët, përmes të cilave i joshin njerëzit për të arritur përfitime materiale dhe dobi personale. Kjo nuk ka të bëjë me hipnozën e njohur në mjekësi, pasi nuk është dituri e bazuar në arsyen dhe logjikën e shëndoshë dhe me këto praktika të ndaluara ka të bëjë fetvaja e Komitetit të Përhershëm për Fetva.

Alaudin Abazi
19.10.2007

1 Parapsikologjia klasifikohet si degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive që janë jashtë fuqisë së të kuptuarit të shqisave tona (paranormale), të cilat shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore.
2 Shih p.sh. librat “Parapsikologjia” dhe “Hipnoza” nga Sabir Krasniqi.
3 Prandaj emërtimi i saj rrjedh nga fjala “hypnos”, që do të thotë gjumë.
4 Komisioni i Përhershëm për Fetva i Arabisë Saudite (El-lexhne Daime) është organi më i lartë shkencor për studime dhe fetva në Arabinë Saudite.
5 Fetvatë e shkruara me datën 24 shaban, 1418 sipas hixhretit.
6 Shih: www.islamtoday.net

n dhe se çfarë dispozitash ka Islami ndaj kësaj problematike, duhet qasje e shumanshme si dhe njohuri të hollësishme qoftë në lëmi të ndryshme të fesë, qoftë edhe njohuri të përpikta në lëmin e psikologjisë (ose së paku të dhëna të sakta dhe të qarta). Prandaj, është vështirë të jepet ndonjë përkufizim i qartë dhe i prerë për këtë, nëse është e lejuar ose jo.
Ajo që e koklavit çështjen edhe më shumë është edhe fakti se ka shumë paqartësi dhe mjegullina rreth hipnozës dhe metodave të cilat aplikohen, prandaj edhe disa studiues e trajtojnë këtë si “pseudoshkencë”, apo flasin për hipnozën duke e radhitur atë si problematikë të “parapsikologjisë”1, e cila shpesh bie ndesh me gjykimin se a mund të vështrohet si shkencë.

2

Ky është edhe shkaku, siç do të shohim edhe në vijim, përse disa dijetarë islamë janë më të prerë për sa i përket ndalimit të saj, duke u ndalur kryesisht edhe në faktin se hipnoza është edhe metodë manipulimi e magjistarëve në realizimin e shfaqjeve të tyre si dhe e fallxhinjve për të arritur përfitime materiale.
Prandaj, duke i pasur parasysh këto që u thanë, ne do të mundohemi të pasqyrojmë disa njohuri të përgjithshme rreth hipnozës dhe metodave që kanë të bëjnë me të, më pastaj do të mundohemi t`i qasemi asaj nga këndvështrimi islam, duke përcjellë mendimet e dijetarëve islamë bashkëkohorë, të cilët kanë folur në lidhje me të.

1. Njohuri të përgjithshme rreth hipnozës

a) Përkufizimi i hipnozës
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë gjumë. Shoqata e Mjekëve Britanikë e përkufizon hipnozën si “gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”. Kurse prof. Çarls Mater, i Universitetit të Majamit, thotë: “Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e përqendrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestionit”. Me fjalë të tjera, hipnoza është gjendje e veçantë e vetëdijes, e nënshtresave të psikes të vëna në lëvizje dhe e përqendrimit të vëmendjes, shpesh në mënyrë të paarsyeshme, të barazuar me ëndrrën.
Personi i hipnotizuar bie nën ndikimin e sugjestioneve të hipnotizuesit, vetëdija e tij ndryshon sepse bëhet plotësisht e kufizuar në atë çfarë hipnotizuesi flet dhe sugjeron; të gjitha përmbajtjet e tjera shqisore dhe të gjitha mendimet janë të eliminuara.

b) Hipnoza dhe gjumi
Në kohët e mëhershme, hipnoza është konsideruar si një lloj gjumi3, pasi personi i hipnotizuar duket sikur gjendet në ndonjë ëndërr, por shumë studiues bashkëkohorë e mohojnë një gjë të tillë. Ata theksojnë se gjurmimet më të reja kanë treguar se ky krahasim me ëndrrën nuk është i drejtë. Matja e valëve trunore ka treguar se personi në hipnozë i ngjan më shumë njeriut në gjendje të zgjuar, jo të tensionuar, sesa njeriut në ëndërr të vërtetë. Pos kësaj, vëmendja gjatë kohës së ëndërrimit humbet, kurse në hipnozë është veçanërisht e shprehur. Paskëtaj, në gjumin normal pacienti nuk merr përshtypjet e jashtme, ndërsa në gjumin hipnotik dëgjohen edhe pëshpërimat më të vogla. Për këtë, ata mohojnë që hipnoza të jetë gjumë dhe të quhet ashtu; ata thonë se hipnoza është një lloj transi (ekstaze, shkëputje nga bota konkrete) dhe shfaqet në disa shkallë ose nivele.

c) Hipnoza dhe magjia (sihri)
Disa që flasin rreth hipnozës pohojnë se ajo është një lloj magjie (bashkëpunimit me xhin), madje e njohur qysh në kohët e hershme. Ata thonë se ajo është e përafërt me ritet vudu (lloj magjie), kurse Budizmi e praktikon hipnozën për të arritur gjendjen e Nirvanës. Sido që të jetë, mund të thuhet se mënyra se si sillet personi i hipnotizuar dhe forma se si i pranon urdhrat nga hipnotizuesi (nuk gabojmë nëse themi edhe se si i nënshtrohet), jep të kuptohet se hipnoza dhe magjia kanë të përbashkët disa gjëra, apo së paku ngjasojnë me njëra-tjetrën. Prandaj, disa nga dijetarët islamë që kanë folur rreth hipnozës kanë qenë shumë të prerë në ndalimin e saj dhe e kanë konsideruar lloj magjie.

d) Vetëdija dhe ndërdija
Ata që flasin rreth hipnozës thonë se njeriu në jetën e përditshme e normale nuk shfrytëzon maksimumin e aftësive psikike dhe të fuqive fizike që zotëron. Prandaj theksojnë se personaliteti i secilit njeri mbart në vetvete një grumbull të fshehtash që mbartësi (njeriu) nuk i kupton dhe nuk i njeh. Me anë të hipnozës arrihet të depërtohet në ndërdijen e njeriut. Hipnotizuesi arrin të vendosë në lëvizje këto mundësi të fshehta, duke e bërë pacientin (personin e hipnotizuar) të përballojë gjërat që nuk do t’i përballonte dot në rast se do të ndodhej në gjendje normale, siç janë: dhembjet e mëdha, sëmundjet, traumat e ndryshme, pesha e lartë (është e mundur që mbi të të vendoset një peshë jashtëzakonisht e madhe dhe ai mos ta ndiejë atë) dhe gjëra të tjera.

e) Hipnoza dhe mjekësia
Në fushat e ndryshme të mjekësisë, hipnoza është e njohur si metodë që mund të shfrytëzohet në mjekimin e disa vështirësive psikike (hipnoterapia), por edhe të sëmundjeve organike. Me anë të hipnozës mund t’i sugjerohet pacientit se vështirësitë e tij do të pushojnë dhe ato të paktën për një kohë mund të ndërpriten. Hipnoza shfrytëzohet edhe në mjekimin e sëmundjeve të pastra organike, si mjekimi i tensionit të gjakut, disa sëmundje të tjera të zemrës dhe të enëve të gjakut, astma bronkiale si dhe anestezitë me rastin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Po ashtu, është i njohur përdorimi i hipnozës në mjekimin e dhembjeve të kokës, në stomatologji, në mjekimin e alkoolistëve dhe të narkomanëve, në mjekimin e belbëzimit etj..

f) Hipnoza dhe rreziku
Në shumë vende perëndimore, hipnoza u lejohet vetëm mjekëve psikologë, sepse nëse ndodh diçka ndryshe nga ajo që hipnotizuesi kishte menduar (aq më tepër te personat që ndikohen shpejt), mund të ketë pasoja të rënda psikopatologjike. Hipnotizuesi duhet patjetër ta nxjerrë nga ajo gjendje personin e hipnotizuar dhe në qoftë se nuk ndodh kjo, atëherë ka mundësi të ndodhin përfundime fatale. Një rast të tillë ka pasur hipnotizuesi shumë i njohur anglez Paulo Mecena pas një emisioni televiziv, ku një nga të hipnotizuarit vrau veten pas tre a katër orësh që mbaroi emisioni.
Në Angli, të gjithë personat që dinë të hipnotizojnë kanë certifikatë të veçantë dhe në qoftë se nuk e zotërojnë një të tillë dhe merren me hipnotizim, dënohen me ligj.

2. Hipnoza nga këndvështrimi islam
Ato që u cekën më lart ishin informacione që plotësojnë njohuritë tona rreth hipnozës dhe metodave të saj. Në vazhdim do të sjellim qëndrimet e dijetarëve rreth kësaj problematike.
Nëse shohim thëniet e dijetarëve islamë rreth hipnozës, por edhe të studiuesve e hulumtuesve të cilët e kanë trajtuar këtë nga këndvështrimi islam, shohim se mendimet e tyre dallojnë varësisht se si i janë qasur çështjes, apo se në çfarë konteksti u janë drejtuar atyre pyetjet.
Kështu, shohim se kur disave u është drejtuar pyetja rreth hipnozës, duke e përngjarë atë me magjinë (bashkëpunimin me xhin) ose duke treguar format e keqpërdorimit që ndodhin, përgjigja ishte se ajo është e ndaluar, madje është llogaritur edhe shirk.
Në anën tjetër, disa të tjerë që kanë pasur pikënisje trajtimin e hipnozës si metodë e njohur në mjekësi janë më liberalë, pasi shihet se ata i kanë bërë qasje tjetër kësaj problematike.
Në vazhdim do të përcjellim disa fetva, të cilat kanë pasur pikënisjet e lartpërmendura kur janë dhënë:

Fetvaja e Komisionit të Përhershëm për Fetva
Komisioni i Përhershëm për Fetva i Arabisë Saudite[4] në fetvanë numër 1779 i përgjigjet një letre që është dërguar nga një person. Pyetësi i bën tri pyetje të përbashkëta; pyetja e parë ka të bëjë me magjinë dhe bashkëpunimin me xhin. Pyetja e dytë me hipnozën dhe e treta me një thënie, a është lloj shirku apo jo. Pyetësi i shtron këto pyetje:
a) Cili është qëndrimi i Islamit rreth kërkimit të ndihmës nga xhinët për të arritur në njohjen e fshehtësive si magjia dhe falli?
b) Cila është dispozita e Islamit rreth hipnozës, me anë të së cilës personi i cili e bën këtë arrin mundësinë t’i flasë atij në gjumë? Në këtë formë arrin të mbizotërojë mbi të dhe ta urdhërojë për lënien e gjërave të shëmtuara (të ndaluara), ose të shërohet nga ndonjë sëmundje psikike ose edhe të kryejë ndonjë punë të cilën e kërkon personi i cili e hipnotizon atë.
c) A lejohet të themi në Islam “për hir të filanit”? A është ky një lloj betimi, apo jo?

Nga frika e zgjerimit, ne do të sjellim vetëm përgjigjen e dytë, që ka të bëjë me temën tonë:
Përgjigje:
b) Hipnoza është lloj magjie me të cilin përdoret xhini, i cili arrin ta detyrojë personin e hipnotizuar t’i nënshtrohet hipnotizuesit. Kështu, personi i hipnotizuar flet me gjuhën e xhinit dhe i jep atij fuqi në kryerjen e disa veprave që kërkon hipnotizuesi. Kjo ndodh pasi hipnotizuesi është një person që është i sinqertë me xhinin dhe ai për këto shërbime (që xhini t’ia realizojë) kryen disa vepra me të cilat i afrohet xhinit. Me këtë, xhini e bën personin që hipnotizohet t’i nënshtrohet dhe të bëjë vepra që i kërkohen atij. Në këtë mënyrë shfrytëzohet hipnoza dhe shndërrohet në taktikë ose mjet me të cilin arrihet të gjendet vendi i sendit të vjedhur ose të humbur, ose shërimi i të sëmurit, ose kryerja e çfarëdo pune. Kjo është e ndaluar dhe llogaritet prej shirkut, ashtu siç u sqarua më lart, sepse nënkupton se kërkon mbështetjen e dikujt tjetër përveç Allahut dhe kjo është jashtë përcjelljes së shkaqeve dhe arsyeve (sebepeve) të zakonshme, të cilat Allahu ua mundësoi dhe ua lejoi njerëzve t’i ndjekin.
Nga kjo përgjigje shohim se hipnoza jepet e ndërlidhur në të gjitha aspektet si bashkëpunim me xhin.

Fetvaja e dijetarit të mirënjohur Abdullah Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës
Në një rast është pyetur njëri nga dijetarët më të vjetër të kohës sonë, shejh Abdullah b. Xhibrin, Allahu e ruajttë, rreth hipnozës dhe ai u përgjigj:
“Vërehet se hipnoza është formë e mpirjes që i bëhet njeriut, sikurse anestezia (në mjekësi), që mpin ndjenjat e njeriut. Nuk mbaj në mend ndonjë thënie të fukahave rreth saj. Por, pasi në disa raste mund të jetë e dobishme, qoftë në kryerjen e ndonjë operacioni ose diçka të ngjashme, është e lejuar. Nga ana tjetër, nëse qëllimi i hipnozës është mpirja ose humbja e vetëdijes që të synohet me këtë dëmtimi i personit të hipnotizuar, si marrja e pasurisë ose diçka e ngjashme, atëherë kjo është e ndaluar (haram).5”

Mendimi i dr. Abdurrahman el-Xherit në lidhje me hipnozën
Dr. Abdurrahman el-Xheri është ligjërues në Universitetin e Mbretit Halid në qytetin e Riadit, ndërsa në faqen elektronike www.islamtoday.net në rubrikën “Mjekësia dhe shëndeti” u përgjigjet pyetjeve të lexuesve të kësaj faqeje. Ai në këtë faqe u pyet rreth hipnozës kështu:
Pyetja: Çfarë dispozite islame ka hipnoza, e cila përdoret në mjekësi për shërim, duke qenë se mësimi rreth hipnozës është pjesë e planprogramit mësimor në fakultetet e mjekësisë? Kohë më parë, më ka rastisur të lexoj një fetva se është haram për shkak se ka lidhje me xhinët. Gjithashtu, kam lexuar për këtë formë të shërimit shumë dhe nga ajo që kam parë ishte se kjo ka lidhje me aspektin psikik të njeriut dhe nuk ka të bëjë me magjinë dhe xhinët?

Përgjigje:
Rreth kësaj mund të përgjigjemi në disa pika:
(Pika e parë ka të bëjë me emërtimin e hipnozës në gjuhën arabe dhe se cili term është më adekuat për t’u përdorur.)
2. Disa fetva që janë dhënë rreth hipnozës kanë pasur pikënisje aplikimin jo të drejtë të hipnozës dhe këto praktika nuk hyjnë në domethënien e hipnozës. Të informohemi rreth gjërave të fshehta (gajb), përdorimi i xhinëve (nëpërmjet hipnozës) dhe magjia; këto gjëra i mohojnë ata mjekë dhe specialistë që e praktikojnë hipnozën si metodë shërimi.
3. Hipnoza është një fushë shkencore e njohur, që luan rol në shërimin e sëmundjeve të përcaktuara. Ajo ka rregulla, baza dhe arrin suksese të njohura mjekësore.
4. Me hipnozë arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, në rast se ky e refuzon në rrethana të rëndomta. Gjithashtu, me këtë arrihet që te i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë.
5. Ekzistojnë disa praktika që janë përzier me hipnozën që aplikojnë disa. Këto praktika në vetvete përmbajnë gjëra të ndaluara (harame). Prandaj, disa nga njerëzit kanë fituar bindjen se hipnoza është e ndaluar, por ndalimi i tyre ka qenë si rezultat i këtyre praktikave të hipnozës, sikurse aplikohet kjo nëpër cirqe, ku ata përdorin magjinë dhe truke të ndryshme.
6. Hipnoza, e cila trajtohet si metodë shërimi, mund të aplikohet në të mirë dhe mund të përdoret në të keq. Bindja e tjetrit (të sëmurit) për një mendim ose çështje të caktuar (me anë të hipnozës) bazohet në gjykimin nëse ai mendim ose ajo çështje është e lejuar apo jo. Nëse mendimi ose çështja është e mirë, atëherë lejohet të përdoret në shërim, nëse është e kundërt, atëherë kjo nuk lejohet.6

Sqarim: Më lart theksuam se mendimet e dijetarëve dallojnë në këtë çështje varësisht nga forma se si e kanë trajtuar ata hipnozën dhe kjo u vërtetua edhe me sjelljen e disa fetvave. Pastaj, edhe vetë hipnoza, sikundërse u kuptua edhe më lart, shfaq në vetvete shumë paqartësi dhe mjegullina, prandaj këto dallime, në konsiderimin e hipnozës si të lejuar, respektivisht të ndaluar, duhet të kuptohen drejtë, pasi ata që e kanë ndaluar, u kanë dhënë prioritet dëmeve dhe praktikave që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët arrijnë qëllimet e tyre me anë të hipnozës. Kurse ata që e kanë lejuar me disa kushtëzime, e kanë shikuar hipnozën si metodë mjekimi.

Përfundim
Në fund të kësaj teme, themi se nga mendimet e dijetarëve dhe të studiuesve që kanë folur në këtë fushë, disa nga të cilat u përmendën edhe më lartë, mund të konstatojmë se hipnoza mund të ndahet në dy lloje:
1. Hipnoza si metodë psikike mjekësore, me anë të së cilës depërtohet në ndërdijen e njeriut dhe arrihet të bindet i sëmuri për përdorimin e shërimit, të cilën e refuzonte në rrethana të rëndomta të tij, ose me këtë arrihet që tek i sëmuri të ngulisim një bindje të re pozitive për ta tejkaluar botëkuptimin negativ që kishte më parë. Gjithashtu, hipnoza me këtë përkufizim mund të përdoret edhe për shërimin e disa sëmundjeve organike, apo përdorimin e saj si anestezi, ashtu si u sqarua edhe më lart.
2. Metoda që aplikojnë magjistarët dhe fallxhinjtë, të cilët bashkëpunojnë me xhinët dhe shejtanët, përmes të cilave i joshin njerëzit për të arritur përfitime materiale dhe dobi personale. Kjo nuk ka të bëjë me hipnozën e njohur në mjekësi, pasi nuk është dituri e bazuar në arsyen dhe logjikën e shëndoshë dhe me këto praktika të ndaluara ka të bëjë fetvaja e Komitetit të Përhershëm për Fetva.
Alaudin Abazi

1 Parapsikologjia klasifikohet si degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive që janë jashtë fuqisë së të kuptuarit të shqisave tona (paranormale), të cilat shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore.
2 Shih p.sh. librat “Parapsikologjia” dhe “Hipnoza” nga Sabir Krasniqi.
3 Prandaj emërtimi i saj rrjedh nga fjala “hypnos”, që do të thotë gjumë.
4 Komisioni i Përhershëm për Fetva i Arabisë Saudite (El-lexhne Daime) është organi më i lartë shkencor për studime dhe fetva në Arabinë Saudite.
5 Fetvatë e shkruara me datën 24 shaban, 1418 sipas hixhretit.
6 Shih: www.islamtoday.net

Artikulli paraprakSi të shërohem nga sihri ? Ja një mënyrë…
Artikulli vijuesKujdes nga Magjia dhe Magjistaret