Janë publikuar pamjet tronditëse të një njeriu duke hedhur një qese me mish të kalbur derri në një xhami në veri të Londrës.
Policia ka publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, të bëra më 26 maj, me shpresën se falë kësaj do të mund të bëhet edhe identifikimi i tij, transmeton Telegrafi.
Njeriu është parë duke qëndruar jashtë portave të xhamisë për disa sekonda. Ai pastaj u kthye dhe e hodhi qesen në mes të hekurave të portës.
Detektivët thonë se incidenti ka ndodhur në xhaminë Finsbury Park.