Holanda për një ditë grumbullon 8,6 milion euro ndihma për Nepalin

Holanda për një ditë ka grumbulluar 8,6 milion euro, ndihmë për Nepalin, e cila u godit nga një tërmet prej 7,8 gradë të shkallës Rihter, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Fushata e udhëhequr nga Aleanca e organizatave për ndihma humanitare (SHO), ku përpos qytetarëve mështejen e tyre dhanë edhe shum politikan, artist dhe shum figura të shquara të jetës publike.
 
Paratë janë grumbulluar përmes donacioneve dhe aksioneve që janë transmetuar përmes kanaleve televizive dhe radios. Zëdhënësi i kësaj fushate, Gijs de Vries, tha se fillimisht popullit të prekur nga tërmeti do ti dërgojnë ushqim, ilaçe dhe tenda. Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Holandës, Lilianne Ploumen, tha se ishte shumë krenare për interesimin e madh në këtë fushatë, por tha se ka ende shumë për tu bërë.
 
Organizatorët e kësaj fushate shtuan se do të vazhdojë me fushatën e grumbullimit të ndihmave. Nga ky tërmet janë goditur edhe 800 qytetarë të Holandës, ndërsa tek 150 prej tyre ende nuk kanë arritur. Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka evakuuar një pjesë të shtetasëve të saj.
Artikulli paraprakLenovo zbulon modelin A3900, që kushton shumë lirë
Artikulli vijuesShkon në 7600 numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal