Homoseksualët në Tiranë, më 14 maj do të shëtisin me biçikleta

Komuniteti LGBT (lesbike, gay, biseksual e transeksual) ka lajmëruar se në datën 14 maj do të zhvillohet një pedalim me biçikleta në kuadër të luftës kundër homofobisë.

Gjithashtu, ky komunitet bën me dije se ‘Ekovolis’ do të mbështesë këtë event duke vënë në dispozicion të organizatave LGBT, 100 biçikleta me të cilat është planifikuar të bëhet një xhiro përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ky komunitet para disa kohësh, paralajmëroi edhe mbajtjen e një parade e cila mendohet të zhvillohet në 17 maj, megjithatë pas reagimeve të forta që pati në lidhje me këtë ngjarje nuk bëhet e ditur nëse ajo do të zhvillohet apo jo./BS/kohaislame

Artikulli paraprakDioGuardi: Skenaret kundër shqiptarëve janë të koordinuara
Artikulli vijuesTë dielën francezët votojnë për presidentin e ri