HP lanson dy telefona-tableta

HP i ka lansuar dy tableta të reja, që mund të përdoren edhe si telefona, HP Slate 6 e Slate 7 VoiceTab. Në ta mund të përfshihen dy kartela, ndërsa në fillim do të shiten vetëm në Indi.

Për një kohë të gjatë ishte përfolur që HP po përgatitej për kthimin e fuqishëm në terrenin e smartphone me pajisje të reja të bazuara në Android dhe duket konfirmimi zyrtar ka ardhur me dy telefona-tableta me 6 e 7 inç.

Për momentin, këto ‘tableta me funksion të telefonit’ do të lansohet vetëm në Indi në muajin shkurt, ku HP ka një prani të fuqishme, sidomos në tregun e kompjuterëve, por nuk është e qartë nëse këta telefona do të shiten në mbarë botën.

Tabletat e reja do të quhen HP Slate 6 e Slate 7 VoiceTab me ekran diagonal prej 6 e 7 inç, me teknologji IPS dhe rezolucion prej 1.280 x 720 e 1.280 x 800 pikselë respektivisht.

Të dyja pajisjet janë shumë të holla: modeli 6 inç ka më pak se 9 mm trashësi, kurse ai 7 inç është vetëm 9,5 mm dhe ata përdorin Android 4.2.

Brenda tyre kanë një procesor me katër bërthama (edhe pse nuk specifikohet as prodhuesi e as shpejtësia) dhe nuk është shpalosur as sasia e RAM memories, por flitet se mund të kenë hapësirë 16 GB dhe me mundësi të futjes së çipit prej 32 GB.

Në këta telefona mund të përfshihen dy SIM kartela, kurse kamera posedon kthjelltësi 5 MP prapa dhe 2 MP përpara. Këta telefona duket të jenë një eksperiment nga ana e HP’së, për ta parë nëse e ka mundësi të re për të konkurruar me prodhuesit tjerë të telefonave.

Artikulli paraprakDukagjin Pupovci: Rektor, jep dorëheqje
Artikulli vijuesTelefonat më të mirë kinezë