HP shfaqet me një Notebook Envy M4, 2 Pavilion Sleekbook

Duke ja shtuar listës së madhe të aparateve që janë gati të shfaqen në të njëjtën datë me Windows 8, HP të enjten njoftoi laptopin 14-inç Envy M4 dhe një pako me Sleekbooks Pavilion.

Me ardhjen e 26 tetorit, këto laptopë Windows 8 do të godasin tregun me një premtim të një performance të shkëlqyer dhe një dizajn shumë të bukur me një vlerë të madhe.

Me një çmim fillestar prej 899.99$, versioni 14-inç Envy M4 është laptopi më i shtrenjtë nga të shumtit.

Brenda kësaj mbështjelleje prej alumini, ju do të gjeni një proçesor të gjeneratës së tretë Intel Core, 8GB RAM, deri në 1TB memorje, ueb Kamera HP TrueVision HD, një palë spikerash dysh me Beats Audio.

Në raport thuhet se ky konfigurim do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA, ndërsa blerësit në vendet e tjera do të zgjedhin prej një numër tjetër variantesh. Megjithatë ka akoma për të konfirmuar nga HP.

Duke nisur nga 499$ dhe 599$, respektivisht, Sleekbook të Pavilion 14 dhe 15-inç janë të dy laptopë super të hollë. 14-inç përbëhet nga një AMD APU ndërsa versioni 15.6-inç me një Ivy Bridge.

Të dy laptopët kanë ekran HD, deri në 1TB memorje, ueb Kamera TrueVision HD, HDMI, USB 3.0 dhe USB 2.0. Më vonë do të shfaqen deklarime rreth versionit të kartës Nvidia që ata do të kenë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakZvicra mban referendum për duhanin
Artikulli vijuesVazhdojnë tensionet Japoni-Kinë