Zvicra mban referendum për duhanin

Qytetarët në Zvicër votojnë sot në një referendum për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe brenda vendeve të punës.

Sipas sondazheve më të fundit të opinionit, rreth 52 për qind e kundërshtojnë këtë masë, ndërsa 41 për qind e mbështesin atë, kurse 7 për qind janë të pavendosur.

Referendumi ka për qëllim të forcojë një ligj të miratuar në vitin 2010, i cili gjithashtu ka në shënjestër hapësirat publike dhe vendet e punës.

Por, ligji lejon përjashtime të shumta dhe është zbatuar ndryshe, varësisht nga kantonet e ndryshme të Zvicrës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 600 mijë njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit si pasojë e pirjes pasive të duhanit. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli s'pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin
Artikulli vijuesHP shfaqet me një Notebook Envy M4, 2 Pavilion Sleekbook