Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski para stacionit policor në Mateç ka thënë se mbrëmë nuk ka pasur asnjë aksion policor, ndërsa përforcimi policor ka qenë vetëm veprim parandalues për krizën e emigrantëve dhe tentimin për kalimin e tyre në mënyrë ilegale.
“Kemi rritje të prezencës së policisë përshkak se në këtë periudhë do të kemi sfida këtu dhe në rajon për shkak krizës së emigrantëve. Për këtë arsye është rritur prezenca këtu. Nuk dëshiroj të ngritët pluhur shumë dhe të mbillet frikë tek popullata. Kemi bashkëpunim me banorët në këtë rajon dhe të gjithë duhet të jenë të qetë sepse MBP po ndërmerr gjitha masat që janë të nevojshme”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
Lidhur me informatat që u shpërndanë nga disa media, se në Maqedoni ka hyrë një grup i armatosur nga Kosova, ministri Spasovski deklaroi se ato janë spekulime. Ai madje i ka hedhur poshtë edhe informatat se janë bërë bastisje, por se kontrolli është vetëm për shkak të krizës me refugjatët dhe ka pasur karakter parandalues.
“Mbrëmë nuk kishte aksion, kishte prezencë më të madhe në këtë rajon në kuadër të krizës që e kemi ndërsa rajoni i Kumanovës dhe Shkupit duhet të jetë nën kontroll më të madh, ky rajon është në kufirin verior, kemi shpesh kalime ilegale, e dini se kemi pasur hyrje të migrantëve edhe më parë nëpërmjet këtij kufiri”, ka shtuar ai.
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi për momentin nuk ka asnjë rrezik për sulme terroriste. Mbrëmë në rajonin e Likovës u vërejtën forca të shtuara policore, për të cilat disa mediat informuan se është aksion policor.