Humanizmi i një sulltani osman, Irlanda si shembull

Në periudhën ndërmjet viteve 1845 dhe 1849 në Irlandë kaploi një uri e madhe, e njohur në histori si Uria e madhe e patates.

Në oborin e sulltanit paska qenë duke punuar një mjek irlandez, i cili, duke  parë situatën në atdheun e tij, kishte kërkuar ndihmë nga sulltani.

Kjo e kishte brengosur shumë sulltanin, Abdul Mexhidin, i cili kishte premtuar një ndihmë në të holla prej 10 mijë funtash, e cila për atë kohë përbënte një vlerë shumë të madhe (në kohën tonë kap vlerën e një milion dollarëshit).

Me ta kuptuar se mbretresha e Anglisë kishte dërguar një ndihmë për Irlandan, në vlerë prej 2000 funtash, sulltani e kishte zvogluar kontributin e tij në 1000 funtash, në mënyrë që t’i shmangej ndonjë skandali diplomatik.

Duke e pasur parasysh se sulltani kishte për qëllim që këtë shtet ta ndihmojë më shumë sesa me 1000 funta, ai kishte kërkuar që të përgatiten tre anije të mëdha me prodhime të ndryshme ushqimore.

Stema e klubit futbollistik të Drogheda-së.

Nga ana tjetër, mbretëresha dhe administrata e saj nuk arritën të kuptonin për anijet osmane që lundruan drejtë Irlandës. Që ta mbajnë në fshehtësi këtë, anijet iu shmangën porteve kryesore të Irlandës, që ishin Belfast dhe Dublini, dhe udhëtuan drejtë portit të një qyteti të vogël Drogheda, 70 km. largë nga pjesa veriore e Dublinit.

Në këtë mënyrë, prodhimet ushqimore të sulltanit arritën te ata që më së shumti kishin nevojë për ndihmë.

Qyteti i Droghedit, në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, në stemën e qytetit e vendosi gjysëmhënën dhe yllin, madje edhe sot e kësaj dite, stemën e klubit futbollistik të qytetit të Droghedit, e zbukuron hëna dhe ylli.

(Islampress)

Artikulli paraprakLegjenda për kroasanin dhe Perandoria Osmane
Artikulli vijuesKompania franceze prodhon pajisjen që zbulon mishin e derrit në ushqim