Hungari – Danubi arrin nivel rekord në Budapest

Danubi arriti sot një nivel rekord prej 8,83 metra në Budapest, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Gjatë përmbytjeve në vitin 2006, një nivel prej 8,60 metra ishte regjistruar në Budapest.

Niveli maksimal i ujërave në kryeqytet pritet nesër.

“Pritet niveli maksimal, kemi dy ditë shumë të rëndësishme përpara”, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban në Esztergom, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Budapestit.

Një ditë më parë, niveli i ujërave u rrit deri në 50 centimetra për shkak të reshjeve të dendura të shirave.

Rreth 1 000 persona janë evakuuar në vend./trt/kohaislame

Artikulli paraprakPolicia përleshet me protestuesit e dhunshëm në Ankara
Artikulli vijuesSiri – Shkatërrohen sipërfaqet bujqësore