Bashkimi Evropian do ta humbasë Turqinë nëse ajo nuk garanton anëtarësinë e saj deri në vitin 2023, mësohet të jetë shprehur kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan. Kjo ishte hera e parë që Erdogan ka dhënë një afat se sa gjatë mund të presë Turqia në udhën e stërgjatë të saj drejt anëtarësimit në BE.
Komentet e tij erdhën gjithashtu në një kohë të izolimit në rritje midis Turqisë dhe entitetit politik për të cilën ajo mendon se e ka mbajtur mbi supe në mënyrë të ftohtë.
Oferta e Turqisë për tu bashkuar me BE-në, e shpallur zyrtarisht në vitin 2005, ka hasur praktikisht një ndalim vitet e fundit për shkak të kundërshtimit të anëtarëve kryesorë të saj dhe dështimit për të gjetur një zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjen për ishullin e ndarë të Qipros.
I pyetur nga një panel diskutimi mbrëmjen e djeshme në Berlin nëse Turqia do të ishte një anëtare deri në vitin 2023, Erdogan u përgjigj: “Ndoshta ato nuk duan të na mbajnë lidhur ne për një kohë kaq të gjatë. Por edhe nëse na lidhin ne për kaq kohë, atëherë Bashkimi Evropian do të humbasë, dhe më së paku ato do të humbasin Turqinë”.
Turqia do të festojë 100 vjetorin e themelimit të saj si Republikë nga rrënojat e Perandorisë Osmane, në vitin 2023. Vendi me mbizotërim mysliman por laik i rreth 74 milion njerëzve do ta forconte Bashkimin Evropian, tha Erdogan. Reth 6 milion turq jetojnë brenda BE-së, ku afërsisht 3 milion prej tyre janë në Gjermani,- u shpreh Erdogan.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të takojë sot Erdoganin, kundërshton anëtarësinë e plotë dhe favorizon një partneritet të privilegjuar, edhe pse ministri i jashtëm Guido Vestervelle mbështet ofertën e Ankarasë.
Gjatë fjalës së tij, në hapjen e godinës së re të ambasadës turke në Berlin, Westervelle kritikoi bllokimin e bisedimeve të pranimit. “ Kjo është e keqe për të dyja palët dhe vitin e ardhshëm ne duam të bëjmë një fillim të ri për ta kapërcyer këtë bllokim”.
Më herët në fillim të këtij muaji, Zafer Kaglajan, ministri i ekonomisë së Turqisë, dënoi bllokimin dhe e quajti BE-në, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe, si organizata më hipokrite në botë, duke thënë se ajo” e ka mbajtur Turqinë 50 vjet duke pritur në derën e saj”. /a.online/
You Might also Like
Sirianët ia mësyjnë Jordanisë
Dhuna e ditëve të fundit në provincën Dara të Sirisë ka detyruar afër një mijë…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Asad duhet të largohet menjëherë
Konferenca e ashtuquajtur “Gjeneva II” duhet të punojë për largimin e Beshar Esadit për pasojë…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt – takim i ministrave të jashtëm të OBI
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OCI), përveç përfaqësuesit të Sirisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
LIROHEN GAZETARËT TURQ TË MBAJTUR PENG PËR DY MUAJ NË SIRI
Janë lënë të lirë dy gazetarët turq të mbajtur peng në Siri. Gazetarë e porsa…
By
Redaksia
2 Min Read
Erdogan me një mësim të mirë liderëve të G20-ës (Foto/Video)
Liderët politikë të 20 shteteve më të industrializuar të botës, vazhdojnë të qëndrojnë në Shën…
By
Redaksia
1 Min Read
17 shtetas sirianë gjykohen në Turqi për lidhje me sulmin e fundit në Stamboll
Policia turke ka arrestuar 17 shtetas të Sirisë, të cilët akuzohen se kanë pasur lidhje…
By
Redaksia
1 Min Read
