Banorët e fshatit Shopiç të Serbisë, të irrituar nga prifti lokal, i cili dëshiron ta rrënojë kishën e fshatit, i kanë shkruar një letër proteste patriarkut serb Irinej.
Në këtë letër, ata e lusin patriarkun që tu ndihmojë, e po që se ai nuk u del në ndihmë, ata janë kërcënuar se në mënyrë kolektive do të kalojnë në Islam.
„Po që se nuk e fitojmë përkrahjen të cilën po e presim si besimtarë, do të jemi të detyruar, Zoti na e faltë, që të kalojmë në mënyrë kolektive në Islam, në mënyrë që në bazë të ligjeve të Republikës së Serbisë, të fitojmë mbrojtje më të mirë për pronat tona, ndërsa në zemër do t`i ruajmë vlerat e Zotit tonë. Do të vendosim çfarëdo llojkapele, e cila do të na mundësonte që t`i mbrojmë pasuritë kishtare, shkruan në letrën të cilën banorët ia kanë dërguar patriarkut Irinej.
Hallet e fshatarëve kishin filluar pas përkeqësimit të motit, të cilin para disa muajsh e kishte kapluar fshatin e tyre. Në vend që kishën e dëmtuar, rreth 150 vite e vjetër, ta rindërtojë, prifti i tyre do ta rrënojë.