Valë e re refugjatësh në Maqedoni

Të dhënat nga organizatave joqeveritare dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar, flasin se për tetë orë jo të plota, prej orës 22 e 30 minuta mbrëmë deri në orën 6 të mëngjesit, nga kufiri jugor drejt kufirit verior kanë kaluar 2.850 migrantë me trenat specialë të Hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa të tjerët me trenin e parë të mëngjesit janë drejtuar drejt Tabanocit pasi paraprakisht janë pranuar dhe evidentuar në kampin e refugjatëve, njofton Zhurnal.

Të gjithë migrantëve të cilët mbërrijnë në kampin për pranim në Gjevgjeli menjëherë u jepet ndihma e nevojshme, pasi që ata insistojnë sa më parë ta vazhdojnë rrugën drejt vendeve të BE-së.

Shkup, 1 tetor –  Sipas evidencës së UNHCR-it, rreth 3.500 migrantë në 12 orët e kaluara kanë transituar përmes territorit të Republikës së Maqedonisë nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc.

Artikulli paraprakGashi: BESA nuk është protagoniste por iniciatore e Këshillit mbipartiak
Artikulli vijuesArritën haxhinjtë e parë në Tetovë