IBRAHIMI: KJO SPECIE E DHIMBSHME (BDI) KËTU E KA FUNDIN

Duke komentuar përmendoret që kohën e fundit u vendosën në Shkup nga BDI-ja, anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, tha se vargut të përmendoreve u duhet vetëm edhe një, ajo është përmendorja e Enver Hoxhës në Zajaz, dhe të plotësohet i gjithë imazhi që BDI e ka ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ata sa herë që e kanë humbur një betejë, është dashur të shpikin diçka për të shpëtojnë nga disfata. U bënë disa vite, e akoma në qytetin e Shkupit nuk vihen përmendoret shqiptare. Këto janë manipulime që i ka lexuar mirë shqiptari jonë. Historia shqiptare nuk duhet të mbahet nëpër fshatra, nuk duhet të vihet në mënyrë ilegale, por ajo e ka vendin aty ku janë vendosur të gjitha përmendoret e historisë së këtij vendi”, tha Ibrahimi. Ai gjithashtu theksoi se ky tip i provincializmit duke kontrabanduar përmendore të këtilla, flet për gjendjen e mjerë në të cilën ka rënë ky subjekt, i cili në mungesë të zgjidhjeve është kapur në vendosjen e përmendoreve ilegale për të shpëtuar jetën e tij. Ibrahimi këto veprime i krahasoi me frymat e fundit që i jep një pacient i cili nuk mund të kthehet në jetë. Ai tha se BDI është një parti e cila tashmë ka përfunduar dhe asnjë shqiponjë nuk mund ta ndihmojë që të kthehet në jetë.

Artikulli paraprakDramë e vërtet me refugjatët, dy të therur me thikë në fshatin Vaksincë
Artikulli vijuesVIDEO – Mos e vono pendimin se vdekja të vjen papritur