Egjipti kundër KS të OKB-së për dënimin e grusht-shtetit në Turqi, Ankaraja: s’kanë faj, erdhën vetë me grusht shteti

Egjipti, qeveria e së cilës ka ardhur në pushtet me grusht-shteti, duke ja marrë atë të zgjedhurve legjitimë më votë, nuk ka pranuar të nënshkruajë deklaratën  e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila dënon tentimin e fundit për grusht-shteti në Turqi, njofton Tesheshi.com

Kajroja ka nxjerrë pretendime për shprehjen “qeverisë së zgjedhur demokratike”, adresuar asaj të Ankarasë, duke thënë se Këshilli nuk është në gjendje që të kualifikojë një qeveri si demokratike ose ndryshe.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme turke, Tanju Biglic tha se kundërshtimi në Egjipt është parë si i natyrshëm, për shkak se qeveria atje ka ardhur në pushtet përmes grusht-shtetit.

“Është e natyrshme për ata të cilët kanë ardhur në pushtet përmes grusht-shtetit që të mos marrin një qëndrim kundër përpjekjes për grusht-shteti ndaj qeverisë sonë, e cila ka ardhur ë pushtet përmes zgjedhjeve demokratike”, tha Bilgic gjatë një konference për shtyp.

Këshilli i Sigurimit kërkon unanimitet nga të gjithë anëtarët për të miratuar të gjitha deklaratat.

Egjipti është një nga 10 shtetet anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Artikulli paraprakDështimi i grushtit të shtetit në Turqi nëpërmjet imazheve
Artikulli vijuesÇfarë po bëjnë këta shqiptarë në rrugët e Stambollit ???