Koha e zbrazët është problemi i problemeve! Ajo ngjanë me dënimin që praktikohej nëpër burgjet kineze. Që sipër tyre vëndohenin tubacione, e që për çdo minutë mbi ta pikonte nga një pikë. E në periudhat e pritjes, të burgosurit i godiste çmenduria!
Ruaju nga koha e zbrazët! Profesor Muhamed Kutub thotë: “Me të vërtetë koha e zbazët, është prishëse e unit/nefsit, djegëse e panevojshme e energjisë së depozituar. Dëmi i parë i zbrazëtisë është se ajo e shpërndanë energjinë jetike, dhe me këtë e mbush zbrazëtinë. Pastaj kështu kjo gjendje, kalon në zakon të vazhdueshëm, me të cilën njeriu e plotëson zbrazëtinë e tij!”
E më keq, kur se zbrazëtia përmbledh një pjesë të madhe nga jeta e një të riu!
Është zbuluar nga studimet shkencore, se 25 % nga vitet shkollore, përfaqëson kohën e zbrazët për rininë tonë, falë pushimit. Djaloshi i ri kur vetmohet me vetën e tij, fantazon ëndrra, obsesione shqetësuese, imagjinata që kanë të bëjnë me botën e seksit, e që pas kësaj nuk e gjen i riu vetën e tij, vetëmse fillon t’i lëvizë epshi i tij, e instiktet e tij seksuale eksitohen dhe marrin rrugën përpara së bashku me këto imagjinata që i rrotullohen atij nëpër mendje!
A nuk je duke parë?!
A nuk je duke i parë bujqit, bukëpjekësit, punëtorët, muratorët, të cilët nisen për në punët e tyre duke i cicërruar e kënduar këngët e zogjëve, për shkak të kënaqësisë dhe lumturisë së tyre, kurse ti o i zbrazur nga puna, rrotullohesh nëpër shtratin tënd, sepse ti, je pickuar e thumbuar, e je djegur si me hithër nga zjarri i zbrazëtisë. Ngritu, ngritu e preje zbrazëtinë me thikën e punës, sepse 50 % të mjekëve të garantojnë ty lumturinë dhe shëndetin!
Nuk gjendet zbrazëtirë tek ata
Një nga nxënësit e Imam Neveviut thoshte se na ka treguar mësuesi ynë, se ai as ditën e as natën nuk ka lënë të ketë kohë të zbrazët, vetëmse e ka mbushur atë me aktivitet!
Kurse Hasan El-Basriu thoshte: “Kam marrë vesht se ka ca njerëz të cilët janë më koprracë ndaj jetës së tyre se sa ndaj dinarit e derhemit të tyre!”
Ngritu dhe preje zbrazëtinë!
Ngritu o i dashuri im dhe therre zbrazëtirën, ngritu dhe ik, shpëto dhe luftoje vdekjen e ngadalshme, vëndoje vetën tënde në atë punë që të sjellë dobira dhe suksese, përkushtoju pesë kohëve të namazit me xhemat/bashkësi, prezento nëpër tribuna e vendndeje të dijes, ndihmoji një nevojtarit, vizitoji familjarët, mbaji lidhjet farefisnore, mëso diçka të dobishme, e rëndësishme është që mos të të kalojë asnjë orë ditën apo natën, e ty të të gjejë i zbrazur nga puna, ndaj, aktivizohu, lëviz, sepse… zbrazëtira të vret e të shkatërron jetën!
Përktheu: Agron Islami