Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu në Info Magazine të Klan Kosovës, duke komentuar deklaratën e Don Igzidor Llugiqit, ka thënë se nuk është normale që një prift të mos kërkojë mësim-besimin në shkolla.
Sipas tij deklaratat e priftit se “mësim-besimi në shkolla mund ta përçajë shoqërinë” janë “me hile” dhe absurde, njofton Klan Kosova.
“Ky prifti është shumë e çuditshme se si është prijës fetar e nuk kërkon mësim-besim kjo është absurde për mua”.
“Kjo deklaratë më dhëmbi, kjo është deklaratë me hile, një hoxhë mos me kërku mësim- besim është e pakuptueshme, një prift të mos kërkoj mësim-besim gjithashtu është e pakuptueshme”.
“Normalisht kjo duhet të bëhet me njerëz të përgatitur”.