Paqeruajtësi i OKB-së vret veten dhe tre të tjerë

Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka vrarë tre kolegë të tij dhe vetveten në rajonin Darfur të Sudanit.

Forca Paqeruajtëse Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (UNAMID), nëpërmjet një kumtese të mbrëmshme njoftoi se të shtënat kanë ndodhur në bazën e paqeruajtësve në Mukjar, në pjesën perëndimore të Darfurit, të enjten.

Zëdhënësja e UNAMID-it, Aicha Elbasri tha se një ushtar ishte plagosur dhe se po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident, transmeton Rel.

Kjo zëdhënëse tha se nuk ka njohuri për kombësinë e ushtarëve të vrarë./kohaislame

Artikulli paraprakPapa ia "fali mëkatin" ish-shërbëtorit të tij
Artikulli vijuesKaos dhe krizë politike në Maqedoni