Tregtia globale e produkteve false rreth 500 miliardë dollarë në vit

Shkëmbimi i produkteve false në rang global përbën rreth 500 miliardë dollarë (ose më shumë se 300 miliardë euro) në vit, ose 2,5 për qind të peshës kryesore të tregtisë globale, sipas një raporti të publikuar sot.

Sipas këtij studimi të përbashkët nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OCDE) dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO, ish-OHMI), vlera globale monetare e importeve nga produktet false është rritur në 461 miliardë dollarë në 2013, ose rreth 338 miliardë euro.

“Në Bashkimin Evropian produktet e falsifikuara përbëjnë rreth 5,0 për qind të numrit të përgjithshëm të importeve, ose 85 miliardë euro të barasvlefshme me deficitin buxhetor të Francës në vitin 2014”, sipas raportit.

Vendet më të prekura nga produktet e falsifikuara midis vitit 2011 dhe 2013 janë SHBA-ja, ku markat tregtare dhe patentat janë 20 për qind të kopjuara, e ndjekur nga Italia me 15 për qind, Franca dhe Zvicra me 12 për qind.

Artikulli paraprakNë 413 shkon numri i viktimave të tërmetit në Ekuador
Artikulli vijues‘Imamët’, Pashja akuzon Ramën: Kush po vë bomba në Tiranë?