Imami i Qabes bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë në Siri

Imami i Qabes, dje ka mbajtur Hutben e xhumas haxhinjëve në shtëpin e Allahut dhe ka shprehur brengën e tij për krizën në Siri.

Imami dhe hatibi i Qabes, Shejh Salih Bin Muhamed Al Talib ka bërë thirrje për “veprime të shpejta“, në ndalimin e gjakderdhjes në Siri, dhe plotësimin e kërkesës për largimin e sisitemit të Beshar Asadit, që më shumë se 19 muaj që po e kërkojnë revolucionarët.
Shejhu Al Talib, në hutben e xhumas para haxhinjëve në Qabe theksoj se “është obligim ndërkombëtar të ndërmarrin masa në zbatimin e përgjegjësive morale dhe ligjore dhe në ndalimin e masakrave dhe dhunës që po ndodhë çdo ditë në Sham. /mszh/Sh.Hulaj /kohaislame

Artikulli paraprakPolici kanibal, planifikoi t’i ziente femrat
Artikulli vijuesAnemia – shenjë dhe shkas i shumë sëmundjeve