Anemia – shenjë dhe shkas i shumë sëmundjeve

Plogështia, marramendja, puna e përshpejtuar e zemrës, janë shenjat e para me të cilat manifestohet anemia.

Anemia është gjendje në të cilën ekziston mungesa e eritrociteve – rruazave të kuqe të gjakut, apo mungesa sasisë së hemoglobinës – pigmenteve nga eritrocitet. Hemoglobina shërben për transmetimin e oksigjenit në pjesët tjera të trupit.

Prandaj është me rëndësi që aneminë ta zbulojmë me kohë dhe do të jetë më e lehtë për ta shëruar. Një numër i madh i njerëzve marrin tableta kundër reumës që po ashtu mund të jetë një shkas për aneminë. Kjo për shkakun se shkaktohen ndryshime në lukth, zorrën e hollë dhe atë të trashë, prandaj këtë lloj anemie është me rëndësi që të zbulohet me kohë.

Mjekët po ashtu këshillojnë që aneminë ta kuptojmë si mjaft serioze, sepse si pasojë e kësaj e pëson zemra. Kur hemoglobina si pasojë e anemisë nuk mundet t’i kryejë funksionet e transmetimit të oksigjenit, zemra punon më shpejtë për ta kompensuar këtë mungesë. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakImami i Qabes bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë në Siri
Artikulli vijuesSi të njihni ushqimet më të mira për qarkullimin e gjakut?