Incident në stacionin policor në Gushincë?

UPDATE: Katërdhjetë persona të armatosur nga Kosova, sot në mëngjes e kanë marrë në kontroll stacionin policor në Goshincë, Komuna e Likovës shkruan Mkd.mk.
Tutje kjo media pohon se në rrugë jozyrtare ka marr vesh se ata po ashtu kanë kapur rob katër polic maqedonas./Almakos

Para pak çastesh ka ndodhur një incident i madh në stacionin policor në Gushincë, komunën e Likovës, shkruan Fokus. Sipas informatave jozyrtare, stacioni policor është okupuar nga persona të armatosur, të cilët i kanë marrë armët dhe i kanë dëbuar policët nga stacioni. Nga SPB Kumanovë nuk japin detaje por paralajmërojnë konferencë për shtyp të zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski.

Artikulli paraprakLaboratorët e FBI janë të pabesueshëm
Artikulli vijuesKatër skenarët nëse nuk votohet Gjykatës Speciale