INDIA DHE KINA DO TË FILLOJNË MANOVRAT E PËRBASHKËTA USHTARAKE

India dhe Kina, dy vendet e mëdha në zhvillim të Azisë, me marrëdhënie shpesh herë të tendosura, do të rifillojnë praktikimin e manovrave të përbashkëta ushtarake, pas një ndërprerjeje prej katër vitesh, njoftoi sot ministri indian i Mbrojtjes, A. K. Antony.

“Ne kemi vendosur këtë rifillim të manovrave”, deklaroi ministri indian, pas diskutimeve me gjeneralin, Liang Guanglie, kryministri kinez i Mbrojtjes.

“Ne kemi arritur në një konsensus për vizitat e nivelit të lartë, shkëmbimet personale, sigurinë detare (…) dhe bashkëpunimin mes dy marinave”, deklaroi ministri kinez.

Dy vendet kanë pasur herë pas here marrëdhënie të tendosura, për shkak të mosmarrëveshjeve për kufirin. Ata kishin ndërprerë manovrat ushtarake të përbashkëta në vitin 2008.

“Kemi diskutuar shumë për Azinë Jugore, në rajonin e Azisë Paqësorit, ne kemi diskutuar gjithashtu për shumë çështje”, deklaroi ministri indian.

“Ne kemi zhvilluar një diskutim të sinqertë për të gjitha çështjet (…) duke përfshirë dhe çështjet kufitare”, shtoi ai./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNuk kam gabuar me Sadamin!
Artikulli vijuesAndroid kryeson në Azinë Juglindore