Industria fitimprurëse e Islamofobisë (pj.1)

Nga   KOUROSH ZIABARI dhe NATHAN LEAN

Forumi mbi Fenë dhe Jetën Publike Pew në Amerikë, parashikon se në dy dekadat e ardhshmemuslimanët do të përbëjnë mbi 26,4% të popullsisë së botës prej 8,3 miliard banorësh. Kjo do të thotë se popullsia muslimane në botë do të rritet me 25% deri në fund të vitit 2030.

Megjithatë, ndërkohë që popullsia muslimane në perëndim po shtohet, frika nga Islami si ideologji po rritet. Kjo gjë nganjëherë ka rezultuar në masa të ashpra dhe diskriminuese ndaj muslimanëve, çka i ka detyruar disa studiues dhe mendimtarë që të tërheqin vëmendjen kundër rritjes së “Islamofobisë.” Tallja dhe përçmimi i besimit islam – Kuranit dhe Profetit Muhamed – shpeshherë në kulturën e përgjithshme dhe në media – tregon se muslimanët po përballen me një sfidë serioze: Si të vazhdojnë të jetojnë paqësisht në shoqërinë perëndimore ndërkohë që janë viktima të krimeve për shkak të urrejtjes, denigrohet besimi i tyre dhe u kufizohen liritë shoqërore.

Nathan Lean është një studiues dhe shkrimtar, e cili ka hulumtuar në thellësi problemin e Islamofobisë. Ai është autor i librit “Industria e Islamofobisë” -“The Islamophobia Industry: How the Right Manufactures Fear of Muslims.” Ai ka publikuar me dhjetra artikuj rreth intolerancës fetare dhe diskriminimit ndaj muslimanëve në perëndim në disa media kryesore, përfshirë The Los Angeles Times, The Washington Post dhe The Huffington Post.

Lean beson se Islamofobia është një “industri” fitimprurëse, e cila u siguron paga të larta për atyre që e promovojnë dhe kontribuojnë për të.

Kjo është një intervistë e Fair Observer me Nathan Lean rreth arsyes pse po rritet sIslamofobia në perëndim dhe si po zmadhohet frika ndaj muslimanëve nga mediat e korporatave.

Kourosh Ziabari: Gjatë dekadës së fundit, Islamofobia ka qënë gjithnjë në rritje në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Megjithatë, me sa duket sulmet tragjike të 11 Shtatorit dhe mënyra e reagimit të qeverisë amerikane, i ka shtuar ndjenjat anti-islame në mesin e popullsisë në perëndim. A bini dakord me premisën se Lufta kundër Terrorit në fakt është khyer në një Luftë kundër Muslimanëve?

Nathan Lean: Një pasojë fatkeqe e Luftës kundër Terrorit është se ajo vepron mbi premisën e “një armiku të jashtëm, i cili rrezikon sigurinë e brendshme.” Ndërkohë që administrate e Bushit dhe ajo e Obamës përdorën me të madhe një retorikë e cila përpiqej të shmangte keqkuptimin e veprimeve të kryera nga ekstremistët me shumicën e muslimanëve paqësorë, politikat që ata zbatuan përforcuan në fakt idenë se feja Islame, dhe si pasojë edhe të gjithë muslimanët, meritojnë një mbikqyrje të veçantë.

Për këtë arsye, ne shohim shembuj të shumtë të diskriminimit fetare në emër të sigurisë kombëtare: Departamenti i Policisë së New York-ut bashkëpunoi me CIA-n për të spiunuar komunitetin Musliman në New York. Në disa raste duke përcaktur një xhami të tërë si “organizatë terroriste”. FBI-ja ka paguar informatorë për t’u infiltruar në xhami dhe për të futur muslimanët në kurth. Në një rast në Kaliforni, informatori kishte marrë udhëzime që të flinte me një femër muslimane; Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me zyrën federale të emigracionit, shtynte ose mohonte viza, pasaporta dhe aplikime për nënshtetësi, duke u bazuar thjeshtë në emrin dhe vendin e origjinës nga vinte aplikuesi. Kongresi mbajti një sërë seancash dëgjimore mbi “radikalizmin” e komunitetit musliman në  Amerikë. Por nuk pati asnjë provë se një gjë e tillë po ndodhte. Kohët e fundit Shtëpia e Bardhë shpallli programin “kundër ekstremizmit të dhunshëm,” i cili pavarësisht emrit të përgjithshëm, në fakt ka një fokus të veçantë komunitetin e muslimanëve amerikanë.

TERRY JONES / FLICKR
TERRY JONES / FLICKR

Këto nisma, e të tjera si këto, përforcojnë narrativën se muslimanët – thjeshtë për fakti e të qënit muslimanë – janë kërcënim dhe duhet të mbikqyren. Kjo e forcon pretendimin se terrorizmi është specifikisht një problem fetar dhe se Islami, në mënyrë të veçantë, duhet të fajesohet. Ngurroj të them se kjo është një “Luftë kundër Muslimanëve,” pasi kjo i shkon për shtat retorikës së terroristëve mbi civilizimet. Por, një gjë tjetër që i shkon për shtat “pikëpamjeve apokaliptike” të terroristëve  – “Islami kundër Perëndimit”, janë të gjitha politikat diskriminuese që përmenda.

 

Ziabari: Njerëz si Geert Wilders, pastori Terry Jones, të cilët haptazi denigruan Kuranin duke e djegur, apo revista si Jyllands-Posten dhe Charlie Hebdo, të cilat përqeshën Profetin Muhamed me anë të karrikaturave, e përdorën lirinë e shprehjes sipas leverdisë së tyre. A mendoni se është e drejtë që me pretekstin e lirisë së shprehjes të lejohet ofendimi i 1.6 miliard muslimanëve dhe i asaj që ata e konsiderojnë të shenjtë?

Lean: Charlie Hebdo dhe Jyllands-Posten kishin “të drejtën” e publikimit të karrikaturave. Por pasja e kësaj të drejte nuk do të thotë se ajo që bënë ishte e drejtë. Në shoqëritë perëndimore liria shprehjes po kthehet në një armë. Ne nuk luftojmëpër të, aq sa luftojmë me të.  Goditja e grupeve minoritare në Shtetet e Bashkuaradhe Europë duke përdorur vlerat e demokracisë liberale nuk është aspak e dobishme. A është Franca më mirë tani pasi publikoi karrikaturat e [Profetit] Muhamed dhe zemëroi dy njerëz, të cilët vranë 12 vetë? A ka përfituar shoqëria franceze ndonjë gjë nga kjo? Pas afërsisht një dekade, a ka arritur Danimarka të ketë më shumë liri dhe barazi shoqërore vetëm pse publikoi karrikaturat kontroverse? Posterat anti-muslimane në Shtetet e Bashkaura të bëra nga liderë të grupeve raciste si Pamela Geller, a kanë bërë që të përparojë liria e amërikanëve të zakonshëm?

Jo! Asnjë nga këto gjëra nuk ka kontribuar për një shoqëri më të shëndetshme. Të gjitha këto ushtrime me “lirinë e shprehjes” komunikojnë vetëm mesazhe paragjykimi. Ata shënjestrojnë grupe njerëzish të margjinalizuara dhe të tëhuajëzuara dhe sugjerojne se në mënyrë që ata të jenë krejtësisht europianë apo amerikanë, duhet të pranojnë poshtërimin/talljen e figurave të tyre të shenjta në publik dhe të bëjnë tifozllik për vlerat, të cilat i lëjonë që të publikohet këto lloj karrikaturash dhe portretizimesh.

Sigurisht, ka një hipokrizi të ulët këtu: Në Francë, gjuha anti-semite – njësoj si islamofobia e pajustifikuar – me shumë gjasa do të bënte që ju të përfundonit në burg, ashtu si çdo lloj gjuhe të cilën qeveria në mënyrë selektive e konsideron ofenduese. Në vitin 2008, aktorja Bridget Bardot u akuzua për të pestën herë për përdorim e një gjuhe që “nx
ist urrejtjen racore” ndaj muslimanëve. Tre vjet më pas, manjati i modës John Galliano u dënua për përdorimin e komenteve anti-semitike në një kafene. Në prag të sulmeve të Charlie Hebdo-s, 54 vetë janë arrestuar për krimin ambig të “mbrojtjes së terrorizmit.”

Liria e shprehjes, për shumë njerëz është e po aq e shenjtë sa vlerat fetare: kur fuksionon për ta, e përqafojnë. Kur nuk fuksionon, e refuzojnë.

Vazhdon…

Marrë nga Observer.al

Artikulli paraprakDigjet autobusi në Pakistan, 11 të vdekur
Artikulli vijuesIndustria fitimprurëse e Islamofobisë (pj.2)