Influenca e Partisë Komuniste Kurde në Shqipëri

Partia Komuniste Kurde, apo PKK-ja e famëkeqe, ka një histori të gjatë dhe të lidhur në lidhjet me shërbimet sekrete shqiptare, por kryesisht në influencën që ky grupim ka patur me rusët dhe UDB-në jugosllave.

Një ish-oficer i sigurimit të atëhershëm, tregon për tesheshi.com se strukturat e egra terroriste të PKK-së influencuan të futen në operacione të kryqëzuara të sigurimit shqiptar jashtë vendit, kryesisht në diasporën shqiptare, por që nuk u pranuan kurrë nga autoritetet e Tiranës.

Ky refuzim i ka kushtuar rëndë spinazhit të kohës së komunizmit; dhe regjimi pati argument për të dyshuar se PKK-ja u përfshi e porositur nga UDB-ja jugosllave që të helmonte një diplomat të lartë shqiptar në Turqi, në fillim viteve `80.

Siç mësohet, gjatë viteve `60 të shekullit të shkuar, ndërkohë që stukturat sekrete shqiptare u lidhën dhe u angazhuan me stërvitjen e disa lëvizjeve çlirimtare në botë si ato të Kongos, por edhe Palestinezët e Al Fatahut të udhëhequra nga Jaser Arafati, Moska i kërkoi Tiranës që regjimi të armatoste edhe kurdët e PKK-së.

Siç mësohet, regjimi komunist e ka menduar gjatë. Ish-oficeri thekson se krerët e regjimit komunist kërkuan nga një diplomat shumë i rëndësishëm shqiptar që të kontaktonte me krerët e Ankarasë dhe, pas kontakteve u ra dakord që Tirana nuk do të përfshihej në asnjë mënyrë në këtë operacion.

Dhe realisht, prej asaj dite marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë qenë mjaft të mira dhe pa asnjë incident.

Artikulli paraprakHistoria e shkodranes: Ja si fillova të prostituoj pasi më braktisën prindërit
Artikulli vijuesNjë tjetër çmenduri nga Dubai: Hoteli me pishinë në …