Interesimi i parë prej 7 milionësh nga Diaspora

0
237

Zëvendësministri Arian Daci ka pritur në zyrë afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës.

Lajmi për interesimin e diasporës kosovare e ka gëzuar Dacin.

“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë”, ka thënë zëvendësministri Arianit Daci.

Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune. “Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”, ka thënë Imeri.
Ky është interesimi i parë konkret që vjen nga Diaspora për të investuar në Republikën e Kosovës. /