iPad Mini 2 me Retina Display në projektim e sipër

Edhe pse iPad Mini sapo është prezantuar, fjalët mbi zëvendësimin e tij kanë filluar të qarkullojnë në ueb që gjatë kësaj jave.

Një nga pakënaqësitë më të mëdha për produktin e Apple ishte ekrani pa Retina Display. Mesa duket, kompania do ta korrigjojë këtë gabim në versionin e ardhshëm të tabletit. Një faqe uebi teknologjike kineze shkruan se ka rekorde të furnizuesve të Apple të cilët kanë filluar punën për krijimin e Retina Display-t për iPad Mini 2.

Disa burime thuhet se kanë deklaruar që kompania AU Optronics, e cila furnizon me panele ekrani për iPad Mini, ka filluar punën mbi një ekran Retina me rezolucion 2048 x 1536, i cili do të përdoret për iPad Mini 2. Ky numër pikselësh është dyfishi i atyre aktualë.

iPad Mini i tanishëm ka një ekran 7.9 inç dhe rezolucion 1024 x 768.

Ofrimi i të njëjtit rezolucion si në iPad-ët e gjeneratës së tretë dhe të katërt, do të thotë që të gjitha aplikacionet e optimizuara për këto tabletë të ngjajnë po aq mirë edhe në iPad Mini-n.

Disa burime theksojnë gjithashtu faktin që Apple do të përdorë teknologjinë e Sharp, IGZO, e cila do të lejojë që ekrani të jetë më i hollë dhe më efikas në aspektin e konsumit të energjisë, duke mbajtur ndriçimin dhe ngjyrat mahnitëse.

Sipas fjalëve, iPad Mini 2 do të dërgohet për prodhim në fund të këtij viti dhe do të lançohet në vjeshtën e vitit 2013. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakVllasi: Këta të VV-së as dej në zog të këmbës nuk më bien
Artikulli vijuesDezertojnë 26 oficerë të ushtrisë së Asadit