Asus sjell Android tabletin për 150 euro

Nëse kërkoni tablet të lirë Android dhe Nexus 7 është i shtrenjtë për ju, MeMo Pad 7 i Asusit do të mund të ishte zgjidhje.

Ai është në disponim prej para disa ditësh dhe do të kushtojë rreth 150 euro. MeMo Pad 7 ishte paralajmëruar në janar, kështu që blerësit nuk është dashur të presin shumë për ta parë në shitore dhe për ta blerë. Bëhet fjalë për tabletin i cili ka ekran TFT 7 inçë me rezolucion 1024 x 600 pixelë si dhe platformën Android 4.1 Jelly Bean. Po ashtu ka edhe procesorin VIA single-core WM8950 1GHz, 1 GB RAM, 16 GB memorie interne, sllotin për microSD si dhe kamerën e përparme me 1 megapixel./koha/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: A do të lirohet Mubarak?
Artikulli vijuesKosova, temë e bisedës së Nikoliqit me kryeparlamentarin e Turqisë