Irak: Nga disa sulme – së paku 29 të vrarë dhe 53 të plagosur

Si pasoj e dy shpërthimeve të bombave në qytetin Kazemejn të Irakut, kanë humbur jetën 22 persona dhe mbi 33 të tjerë janë plagosur.
Njëra nga bombat ka shpërthyer në afërsi të sheshit Aden dhe tjera në afërsi të mazoleumit të imamëve shi’it. Burimet spitalore njoftuan se gjendja e disa të plagosurve është tepër e rëndë.

Ndersa nga sulmet e ndara në lagjet shiite të Bagdadit, kryeqytet i Irakut, sot janë vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë. Policia tha se një makinë – bombë ka eksploduar në hapësirën Shuala, ndërsa në Chikouk ka pasur të shtëna të shumëfishta me mortaja./rel

Artikulli paraprakLIBANI NË PRAG TË LUFTËS CIVILE
Artikulli vijuesDuma ruse: SHBA shkel shumëfish të drejtat e njeriut