Pas bisedimeve të zhvilluara në Teheran mes dy presidentëve të Iranit dhe Kinës, është vendosur për lidhje më të ngushta ekonomike dhe politike.Sipas BBC-së, dy liderët kanë nënshkruar 17 marrëveshje për një sërë çështjesh, që nga energjia e deri tek nxitja e tregtisë deri në 600 miliardë dollarë.
Që nga heqja e sanksioneve javën e kaluar dhe në më shumë se një dekadë,
Xi Jinping është lideri i parë kinez që viziton Iranin.
Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se ai dhe homologu i tij kishin nënshkruar një “dokument gjithëpërfshirës 25-vjeçar” për marrëdhëniet strategjike.
Sipas Rouhanit është diskutuar edhe për terrorizmin, situatën në Lindjen e Mesme, si dhe për shkencën, teknologjinë moderne, kulturën, turizmin, sigurinë dhe çështjet e mbrojtjes.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Teheran, presidenti Xi pritet të takohet edhe me liderin suprem, ajatollahun Ali Khamenei.
BBC shkruan se, “Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit. Të dy vendet shpresojnë se marrëdhënie më të forta do të vijojnë në epokën e post-sanksioneve të Iranit”.