Irani është zotuar se do të bëjë presion në Uashingtonin, në përpjekjet për të pasur qasje në sistemin global financiar.
Në janar, fuqitë botërore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, larguan shumicën e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të ndaljes së programit të tij bërthamor.
Por, disa sanksione amerikane ende mbesin dhe bankat ende e kanë të ndaluar që të bëjnë biznes me Iranin, pasi Uashingtoni vazhdon ta akuzojë Teheranin për përkrahje të terrorizmit.
“Irani definitivisht do të bëjë presion në Shtetet e Bashkuara për të hapur një rrugë bashkëpunimi të bankave jo-amerikane me Iranin”, ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjatë një konference për media, gjatë vizitës së shefes për Politikë të Jashtme tëBE-së, Federica Mogherini.
Teherani në vazhdimësi ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për ngujim të Iranit nga sistemi financiar ndërkombëtar, pavarësisht marrëveshjes bërthamore të vitit të kaluar.
Mogherini, nga ana tjetër, tha se BE-ja do ta mirëpriste ‘bashkëpunimin’ e sistemit të vet bankar me Iranin, duke shtuar se kjo do të ishte një bazë e mirë për bashkëpunim ekonomik.kohaislame