Isës i dështojnë aleancat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të arrijë ta ndërtojë një koalicion të madh parazgjedhor, në përpjekje për ta mundur Hashim Thaçin. Në AAK kanë vendosur të garojnë vetëm. Kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohet listës së askujt.
Isa Mustafa duket se nuk do t’ia dalë të ndërtojë një koalicion të madh parazgjedhor, në përpjekje për ta mundur rivalin e tij, Hashim Thaçin, shkruan “Express”.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më së largu mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe bashkimi i LDK-së me AAK-në në një listë zgjedhor është konsideruar si fatal për PDK-në.

Por, duket se Hashim Thaçi s’ka arsye të shqetësohet.

AAK-ja e Ramush Haradinajt nuk e ka ndërmend t’i bashkohet listës së LDK-së dhe të asnjë partie tjetër. 

Artikulli paraprakVritet me thika një 23 vjeçar në Mitrovicë
Artikulli vijuesAndroid 112 herë më i infektuar nga virusët se iOS