Android 112 herë më i infektuar nga virusët se iOS

Phil Schiller, zëvendës drejtori i marketingut të Apple ka postuar një cicërimë interesante në profiling e tij personal në Twitter, me të cilin ka alarmuar shumicën prej 67,866 miqve të tij, duke thënë se platform mobile e Google, Android përmbante shumicën e viruseve në telefonat e mençur mobil për vitin 2012.
Mirëpo, një detaj të cilin ai nuk e ka përmendur është fakti se gjatë viteve 2010 dhe 2011, në iOS virusët ishin jo-evident, ndërsa në 2012 sistemi operativ ishte prekur nga “krimbat malicioz” për të cilat ka raportuar F-Secure.

Ndërsa për tremujorin e fundit të vitit 2012, Apple ishte pothuajse e paprekur nga virusët, ndërsa Android përmbante 96 për qind të gjitha viruseve të shfaqur në sistemet operative mobile.

Artikulli paraprakIsës i dështojnë aleancat
Artikulli vijuesGoogle X Phone – super-model me kamerë prej 16MP