Ish-drejtuesi i Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna në emisionin Debat D Plus të RTV Dukagjinit tha se do të vazhdohet me Gjykatën Speciale dhe se kjo Gjykatë nuk do të zhbëhet.
Dobruna tha se ajo që i dhemb më së shumti është kur flitet se jemi sovran, e në fakt sipas tij të gjithë e dinë se nuk jemi sovran.
Ai tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të duhej të dorëhiqej nëse ka pasur presion për formimin e Gjykatës Speciale dhe nëse ka pasur presion është dashur të thoshte unë këtë nuk e zbatoj dhe të jepte dorëheqje.
“Do të duhej të dorëhiqej menjëherë. Është dashur menjëherë pas imponimit për Gjykatën Speciale. A më kanë mashtruar apo më kanë mashtruar ndërkombëtarët është çështje e tij, por do të duhej ta dinte”, tha Dobruna në debatin rreth mundësisë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/