Ish-presidenti izraelit Shimon Peres, 92 vjec, është shtruar në spital në Tel Aviv pas dhimbjeve në kraharor. Zëdhënësja e tij tha se cmimi Nobel për Paqen është i vetëdijshëm. Mëngjesin e sotëm ish kryeministri izraelit kishte dhimbje në kraharor, dhe gjatë kontrollit u vendos për shtrimin e tij të menjëhershëm në një spital të Tel Aviv. Sipas informacioneve të para ish presidenti nuk është në rrezik për jetën dhe po kryen një sërë analizash për të verifikuar nëse problemet e tij shëndetësore lidhen me zemrën. Peres përfundoi në vitin 2014 mandatin e tij 7 vjecar të presidentit të vendit, por është ende një figurë referimi në panoramën politike nëpërmjet fondacionit të tij “Qendra Peres për paqen”, e cila promovon bashkëekzistencën paqësore mes arabëve dhe izraelitëve.