SHBA: Liritë fetare – në rënie në gjithë botën

Liritë fetare janë në rënie në shumë pjesë të botës, thuhet pos tjerash, në raportin e ri të Departamentit amerikan të shtetit. Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare 2012 është publikuar sot nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Me këtë rast ai vlerësoi se tendenca e rënies është “brengosëse”.

Në raport dokumentohet edhe ajo që cilësohet si “rritje globale e vazhdueshme e anti-semitizmit”.

Kina, Rusia, Irani dhe Azia Qendrore, janë në mesin e vendeve më të vështira në botë për mbajtjen e lirë të fesë, ndërsa raporti thekson se shumë liderë autoritarë i kufizojnë dhe u bëjnë represion praktikave fetare.

Në raport, në të cilin përshkruhen 200 vende gjindet edhe Kosova e cila edhe më tej vazhdon t’i ndaloj që të vijojnë mësimin vajzat të cilat bartin mbulesën islame dhe gjithashtu nuk e lejon msim-besimin nëpër shkollat publike.

Në Rusi, qeveria i ka marrë në shënjestër grupet religjioze pakicë, duke ua kufizuar të drejtën e tubimit, ndërsa në Uzbekistan, autoritetet i kanë arrestuar besimtarët për “ekstremizëm” dhe i kanë rrahur e maltretuar ata edhe pse kanë qenë të pafajshëm.

/koha/kohaislame

Artikulli paraprakAgimi i Artë kundër xhamisë në Athinë
Artikulli vijuesUniversiteti i Londrës në Prishtinë