Prokurori turk Ekrem Beyaztas (46), i cili është shkarkuar nga detyra në kuadër të hetimit pas tentativës për grusht shteti në Turqi nga ana e organizatës terroriste FETO, është arrestuar në qytetin Kilis të Turqisë gjatë tentativës për t’u arratisur në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Për Beyaztas është shpallur fletarrest, ndërsa është arrestuar në fshatin Duruca, në kufirin turko-sirian. Bëhet fjalë për një fshat që është nën kontroll të PYD-së.
Ai është dërguar në gjykatë, dhe i është caktuar paraburgim. Ish-prokurori pas kontrolleve mjekësore është transferuar në burg. Beyaztas tentoi që të kalojë në territorin e Sirisë, ndërsa e parandaluan forcat turke të sigurisë.
Tek Beyaztas janë gjetur edhe dokumente të falsifikuara në emër të vëllait të tij, Tahsin Beyaztas.