Avdullah Hoti mban inat me Shpend Ahmetin, për autobusët ia lë meritat LDK’së

Ministri i Financave, Avdullah Hoti që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës kë reaguar pas miratimit të Vendimit për blerjen e Autobusëve nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Hoti në këtë reagim të bërë në Facebook meritat për krejt këtë punë ia ka lenë bashkëpartiakut Halim Halimit, që është kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ministri Hoti po ashtu ka premtuar se këtë çështje do ta procedojnë për votim në Kuvendin e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Hotit:

Falënderoj kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Halim Halimi për futjen në rend të ditës votimin e garancisë për kredinë e Trafikut Urban për blerjen e autobusëve.

Falënderoj këshilltarët e Asamblesë Komunale për votimin e kërkesës ligjore të Ministrisë së Financave, e bazuar plotësisht në Ligjin për Borxhin Publik. Pas kalimit të kësaj pengese, që konsideroj që ishte e panevojshme, këtë çështje do ta procedojmë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i sotëm i Asamblesë komunale, duhet të shihet vetëm si fitore e kërkesës për zbatueshmerinë e ligjit në Kosovë.

Artikulli paraprakKryeprokurori jep detajet e hetimit për pajisjen e përgjimit
Artikulli vijuesIsh zëvendëskomandanti i NATO’s: Perëndimi dhe Rusia drejt luftës