Krerët e shtetit turk dënojnë sulmin në Paris

Presidenti Erdoan në reagimin e tij bën thirrje për luftë të përbashkët dhe vendimtare ndaj të gjitha llojeve të terrorit, kurse Davutollu tha se feja e madhëruar Islame kurrë nuk pranon sulme të tilla.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se është e domosdoshme që bashkërisht të tregojmë qëndrim të unifikuar dhe të dënojmë të gjitha sulmet e ngjashme si ajo ndaj personelit të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.
Presidenti Erdoan në një mesazh të postuar në faqen zyrtare të Presidencës turke dënoi ashpër sulmin e të mërkurës në Paris që vrau 12 dhe plagosi 20 vetë, përfshirë katër në gjendje kritike.
“Mikut tonë Francës, aleatit të rëndësishëm, shprehim ngushëllimet e thella për vrasjet në sulmin e sotëm në Paris, presim që autorët e këtyre veprave të pafalshme ta kapen sa ma shpejt dhe të nxirren para drejtësisë,” tha presidenti turk Erdoan.
Duke vënë në dukje se terrorizmi nuk ka të bëjë me besimin, as me kombin, Erdoan tha se Turqia fuqishëm do të vazhdojë luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit.
Davutollu: Feja e madhëruar Islame kurrë nuk pranon sulme të tilla
Po ashtu edhe kryeministri turk Ahmet Davutollu tha se Republika e Turqisë është një vend që ka qëndrim të qartë dhe vendosmërinë për të luftuar terrorizmin dhe fuqimisht dënon sulmin e sotëm në Paris.
Dënimet vijnë nga e gjithë bota
Paralelisht me këtë, mesazhe dënimi të sulmeve të sotme në Paris dërguan zyrtarët më të lartë të OKB-së, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Danimarkës, Zvicrës, Irakut, Egjiptit, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Tunizisë, si dhe shumë vende dhe organizata të tjera.

Artikulli paraprakKëshilli i lartë Islamik në Francë denon sulmin terorist në Paris
Artikulli vijuesVandalizohet një Xhami në Gjermani