Islami është krejtësisht dashuri e, nëse zemra nuk rreh dashuri, ajo i ngjan një luleje të madhe e të kuqe plastike, që nuk të tërheq, ajo s’ka aromë! Ndërsa lulja e natyrshme, është e bukur, shumë e bukur.
Prandaj, nuk ka besim ai që nuk ka dashuri! Nëse nuk e do All-llahun e Madhëruar, syri nuk do të lotojë kurrë! E lexon Kur’anin si të ishte një libër i zakonshëm, falesh, si të jesh duke kryer disa lëvizje të zakonshme gjimnastikore… Ku është dashuria? Ku është lutja dhe përgjërimi?
Dhe, ku je me ajetin kur’anor: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve, kur përmendet All-llahu, u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” – (Kur’ani, El-Enfal: 2)
Dr. Ratib Nabulsi
Përktheu në nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari