Një studim i fundit tregon se rreth 90% e bankave në Itali tashmë është aktive në rrjet sociale. Më shumë se gjysma e tyre janë aktive në 5 kanale të ndryshme të rrjeteve sociale.
Më të përdorurat janë Facebook, Youtube, Twitter dhe Linkedin. Bankat i përdorin masivisht këto platforma për të prezantuar iniciativat e tyre, pra në funksion të marketingut dhe informacionit.
Promovimi i produkteve dhe shërbimeve është shumë herë më i lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Rreth 68% e bankave deklarojnë se këto kanale sociale i përdorin ekskluzivisht për edukimin financiar.
Ky është një sektor të cilin sektori bankar synon të investojë shumë në të ardhmen e afërt. Lojërat edukative, konkurset, sondazhet e mjete të tjera përdoren sot masivisht për të rritur kulturën financiare në publik, raportojnë mendiat italiane transmeton Telegrafi.
Sa i përket shërbimit ndaj klientit, 55% e bankave deklarojnë se e ofrojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Për këtë formë komunikimi me klientin përdoren më së shumti; Facebook, Messenger, Whastapp, Skype dhe Telegram.